VIDEO-SYRI TV/ KESH shet rreth 140 mijë MWh energji, dy herë më lirë se sa çmimi aktual në bursa

16:28, 08/05/2023
A+ Aa A-

Shqipëria vijon të pësojë humbje nga shitja e energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare. Gjatë pesë ditëve të fundit, KESH ka kryer dy procedura shitje të energjisë elektrike, duke arkëtuar rreth 8 milionë euro. Por, KESH ka shitur energjinë dy herë më lirë se sa çmimi aktual në bursa, duke sjellë humbje në miliona euro për korporatën. Nga ana tjetër, energjia po shitet në bursat e huaja, ndonëse pak javë më parë Belind Balluku prezantoi me bujë bursën shqiptare të energjisë, e cila mesa duket ka dështuar.

Nga SYRI TV

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka kryer dy tendera për shitjen e energjisë elektrike këtë fillim muaji.

Në datën 2 maj, KESH shiti rreth 35 mijë Megavat orë energji elektrike, me çimim mestar rreth 62 dollarë për megavat orë, vlera e të cilin shkon rreth 2.2 milionë euro. Por, ditën që KESH ka shitur këtë sasi energjie duke arkëtuar rreth 2.2 milionë euro, çmimi në bursën hungareze, të cilës i referohet zakonisht vendi ynë për shit-blerje energjie, ka qenë me rreth 106 euro për megavat orë.

Me një logjikë të thjeshtë, vetëm nga ky tender, KESH ka humbur pothuajse rreth 2 milionë euro nga shitja e energjisë. Por, e njëjta praktikë ka vijuar edhe këtë të hënë, ku KESH ka shitur një total prej rreth 103 mijë megavat orë energji elektrike, me çmim mesatar rreth 57 euro për megavat orë, ku ka arkëtuar në total rreth 6 milionë euro energji elektrike.

Por edhe këtë herë, KESH ka shitur pothuajse me dyfish më lirë energjinë elektrike, se sa çmimi ditor në bursën hungareze të energjisë, që kët të hënë varionte në rreth 100 euro për megavat orë.

Pra, edhe në këtë tender, Shqipëria ka humbur pothuajse 6 milionë euro të tjera për shkak të shitjes me çmim të lirë të energjisë nga KESH. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, bie në sy fakti se KESH nuk po e shet energjinë në bursën shqiptare, e cila u propagandua pak javë më parë nga Ministrja Belinda Balluku.

Duket se kjo bursë ka dështuar, ndërsa KESH shet energjinë në tregjet ndërkombëtare me çmim më të ulët, ku vetëm nga dy tenderat e fundit, nëse i referohemi çmimeve në bursë, vendi ynë ka humbur së paku 8 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj08/05/2023 17:11

Quhet thjesht: Krim ekonomik. Por, votuesit e thjeshtë janë më të interesuar të shohin e shkarkojnë faturën e energjisë... a e dini sa kohë u bë që nuk funksionon: fatura online oshee!? Po, sa milion euro kushtoi që të funksionojë?!!!

Shto koment

Denonco