SYRI TV/ Erion Veliaj për herë të dytë shton 700 mijë euro të tjera për tregun Agro Ushqimor

15:13, 08/05/2023
A+ Aa A-

Erion Veliaj inauguroi për herë të dytë në pak javë tregun Agro Ushqimor të Farkës. Por, ky tregu i ri, punimet të cilit nisën në vitin 2021 me vlerë 1.4 milionë euro, do të duhet të ishte gati pranverën e vitit të kaluar. Tregu jo vetëm që nuk përfundoi një vit më parë, por në prag të zgjedhjeve të 14 majit, Erion Veliaj ka hapur dhe tre tendera të tjerë me vlerë rreth 700 mijë euro, për vijimin e punimeve në këtë treg.

SYRI TV

Në më pak se dy muaj kalendarik, Erion Veliaj ka inaguruar dy herë tregun e ri Agro Ushqimor të Tiranës, i cili është ndërtuar në zonën e Farkës. Në 15 mars, Veliaj inauguroi tregun e ri, duke u shprehur se të gjitha hapësirat e tij ishin zënë, ndërsa inaugurimi i dytë i tregut u bë të premten më 5 maj, por aktiviteti u tansmetua sikur ishte live vetëm këtë të hënë.

Por si është historia e këtij tregu? Bashkia e Tiranës tenderoi ndërtimin e tregut të ri Agro Ushqimor në 11 gusht të vitit 2021, ndërsa fituesi i shpall një muaj më vonë. Vlera e financimi të këtij tregu u tenderua me rreth 2.1 milionë euro, ndërsa fituesit, kompania Kacdedja dhe Everest shpk, ofruan rreth 1.4 milionë euro për ndërtimin e tregut. Sipas kontratës, punimet për ndërtimin e tregut duhet të kryheshin brenda një afati prej 6 muajsh, pra në pranverën e vitit 2022 tregu supozohej se do të ishte gati për fermerët. Por kjo gjë duke se nuk ndodhi, tregu nuk përfundoi. Madje, në këtë periudhë, Bashkia e Tiranës aplikon për një fond prej gati 300 milionë lekësh të vjetra te ministria e bujqësisë, me qëllim vijimin  e punës për ndërtimin e tregut. Paratë e fituara nga AZHBR, bashkia e Tiranës i tenderon përsëri në shkur të këtij viti, duke shpallur fituese përsëri kompaninë KACDEDJA. Lidhja e kontratës për tenderin e dytë me këtë kompani u bë pikërisht në 15 mars, ditën që Veliaj bëri inaugurimin e parë të tregut. Por, sikur të mos mjaftonte kjo, Erion Veliaj shpalli në muajin prill edhe dy tendera të tjerë për vijimin e punimeve në treg, vlera e të cilave shkon rreth 500 milionë lekë. Pra, në total, nga viti 2021 deri më tani, Bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 2.2 milionë euro për ndërtimin e këtij tregu, i cili është inauguruar dy herë në prag të zgjedhjeve lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco