Mashtrimi i Ramës/ Premtoi rroga 900 euro, mjekët morën vetëm 3700 lekë rritje

Mashtrimi i Ramës/ Premtoi rroga 900 euro, mjekët morën vetëm 3700 lekë rritje

14:07, 08/05/2023
A+ Aa A-

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me rritjen e rrogave për bluzat e bardha, rezultuan se ishin një tjetër mashtrim publik i tij në fushatë elektorale.

Pasi i premtoi rroga 900 euro për mjekët, në të vërtetë Rama u tall duke akorduar një rritje qesharake prej vetëm 37 mijë lekë të vjetra, sipas një përllogaritje të thjeshtë.

Ja si u rritën pagat e mjekëve, kryeinfermierëve dhe infermierëve:

Paga bruto e mjekëve, në mars ishte 105.910, në prill u bë 110.840 nga kjo shifër, mjeku merr në bankë 84.180 në muajin mars dhe në prill mori 87.917 lekë.

Paga bruto e kryeinfermierit në mars ishte 64.700 dhe në prill u bë 68.180. Pra në muajin mars një infermier merrte në bankë 52.953 lekë ndërsa në prill ai mori 55.581 lekë.

Infermieri në muajin mars kishte pagë bruto 60.260 lekë ndërsa në muajin prill, paga bruto ishte 63.430 lekë.

Në muajin mars një infermier merrte në banke 49.577 lekë. Ndërsa në muajin prill, mori në bankë 51.980 lekë.

Rama ka gënjyer, pasi paga për mjekët është rritur vetëm 37 mijë lekë të vjetra, për kryeinfermierët është rritur 26 mijë lekë të vjetra dhe për infermierët është rritur 24 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë po të shohim tabelën krahasuese nga muaji mars në muajin prill, pra, pas taksimeve dhe pas derdhjes së kontributeve, duket se më shumë ka përfituar shteti nga kjo rritje sesa kategoritë e ndryshme siç janë mjeku, kryeinfermieri dhe infermieri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco