Lajmi i fundit

LIVE/ PD takim me demokratët në Kukës

Hipokrizia e Ramës/ Dy vite më parë i shante dhe ofendonte, sot vlerëson Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn

13:54, 08/05/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka përdorur për fushatën e tij elektorale, ish-deputetin Mark Marku dhe deputetin Agron Gjekmarkaj, që u rreshtuan krah grupit Basha-Alibeaj. Ndërsa dy vite më parë, Rama i ofendonte dhe u kërkonte qytetarëve të mos u jepnin votën, dje gjatë takimit në Lezhë, Rama u thuri lavde, duke i cilësuar si të djathtë tradicionalë, që bënë zgjedhjen e duhur gjatë konfliktit në PD. 

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me praktikën e përçarjes së opozitës, këtë herë duke përdorur dy përfaqësues të PD që ndoqën linjën e grupimit Basha-Alibeaj. 

Gjatë takimit me qytetarët e Lezhës, një ditë më parë, Rama lavdëroi dhe foli me superlativa, për ish-deputetin Mark Marku dhe deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj.

Por çfarë thoshte Edi Rama, dy vite më parë për ta, në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit po në qytetin e Lezhës? 

Rama u kërkonte qytetarëve të mos i votonin këta dy përfaqësues të PD, duke përdorur një sërë ofendimesh ndaj tyre. 

"Dy personazhe autosatirike të klubeve të natës mediatike. Të tre reaksionarë, sharëxhinj, si sharrëxhinj dhe si sharëxhinj, shaj e shaj. Çfarë do të bëni me Mark Markun? Mark Marku nuk shkon në burg se nuk ka arsye, por nuk shkon as në punë. Mirë Mark Markun, por e doni bashkë me Gjekmarkaj, me bisht nga pas. Mirë, hajde një nga të dy, njëri Mark tjetri Gjekmark, por ky tjetri për ça do të shkojë atje, Gjekmarkaj, ky është një lolo. Unë e njoh nga eksperienca ime se kam patur disa përballje me të" . 

Edi Rama, 2021 

Por një ditë më parë duke kërkuar sërish votat e qytetarëve të Lezhës, Rama shfrytëzoi përçarjen e PD dhe nga djaj i paraqiti si engjëj, duke i vlerësuar për qëndrimin që ata mbajtën pas konfliktit në PD. 

"Ishin dy personazhe që vinin nga bopta akademike që përfaqësonin Lezhën e familjeve të persekutura, u përfshinë me PD sipas meje me naivitet të madh, por sidoqoftë u përfshinë jo për karrige, por për të vazhduar atë që e quanin të gjithë ata bashkë luftën me regjimin. Ku është Mark Marku me Agron Gjekmarkajn? E kuptuan që kishin rënë në vathën e gabuar dhe ndryshe nga delet e tjera ngritën krye. E thanë publikisht atë që menduan dhe i lanë shëndenë tufës së deleve". 

Edi Rama, 2023

Është po i njëjti kryeministër, i cili dy vjet më parë jo vetëm nuk i vlerësonte si figura, por i ofendonte dhe i fyente me lloj-lloj epitetesh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli08/05/2023 14:01

Me vjen mire qe me ne fund po ne fund ama ,GjekMarku mori vleresimin e te gjatit po keshtu edhe per MarMarkun pe per kete shpresoj te mos jete bash ne fund

Shto koment

Denonco