‘Ka projekt, shpopullimin’, Meta: Rama vjedh pronat e qytetarëve, ia jep oligarkëve

‘Ka projekt, shpopullimin’, Meta: Rama vjedh pronat e qytetarëve, ia jep oligarkëve

09:39, 07/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka ndalur turin e tij në Kavajë, ku po zhvillon takim me strukturat dhe banorë të këtij qyteti.

Gjatë fjalës së tij Meta sulmoi qeverinë “Rama”, ndërsa shtoi se edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur pronat e qytetarëve.

“Edhe tërmetin e përdorën për të vjedhur dhe për të marrë pronat e qytetarëve. E dini historinë e banorëve në Kombinat. I piketuan që të marrin pronat e tyre për oligarkët. Një shtet anëtare e NATO-s, që aspiron për BE. Si mund të kërkojë ky votat e qytetarëve të Kavajës, ku me kukullat e tij pranuan falimentimin e ujësjellës-kanalizimit të Kavajës. A nuk e falimentuan këta Kavajën? Se vodhën dhe keqmenaxhuan qytetin.”, tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco