Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Fredi Beleri i përgjigjet Ramës: Show i radhës, sjellje krejt e pamoralshme!

Fredi Beleri i përgjigjet Ramës: Show i radhës, sjellje krejt e pamoralshme!

21:28, 06/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i Berishës në Himarë, Fredi Beleri ka reaguar pas akuzave dhe fyerjeve të Edi Ramës gjatë mitingut të pasdites së kësaj të shtune.

Kryeministri e ofendoi dhe i vuri epitete nga më të ndryshmet.

Beleri shprehet se ky ishte një show i radhës i Ramës, në vështirësi për të justifikuar zgjedhjen “nga halli të Gjergji Goros”, për kryetar bashkie.

“Ne vështirësi të dukshme për të justifikuar zgjedhjen nga halli te Kryetarit në ikje, dhe keq administrimit të tij për 12 vite u mjaftua me një show të radhës krejt të pamoralshëm dhe meskin siç ai e ka zakon të bëj. Në prani të të gjithëve dhe në sy të mediave ai tha “Gjergj Jorgua mund të mos jetë me i miri, pavarësisht se fle gjumë dhe do një jave të zgjohet unë jam këtu t’ju garantoj se do e çoj nga gjumi”. E pra me zë dhe me figurë Rama iu kërkoi Himariotëve të votonin atë si Babysitter të Goros dhe për 4 vite të tjera.

Unë ju siguroj personalisht tre gjëra.

Së pari, qytetarët e Himarës vetëm një Kryebashkiak gjumash e letargjik nuk duan. 

Së dyti të nesërmen e zgjedhjes sime si Kryetar i Bashkisë Himarë, duke përfaqësuar të gjithë qytetarët e Bashkisë, do të bashkëpunoj me të gjithë përfaqësuesit e Qeverisë në të mirë të interesit të bashkëqytetarëve të mi Himariotë, te paktën për dy vjet të tjera me Edi Ramën, për të mirën e vendit, zhvillimin e zonës dhe për mirëqenien e qytetarëve. Siç gjithashtu, jam i sigurt se mbeturinat urbane, rrugët, parqet publike, uji, ujërat e zeza , shkollat me standarde bashkëkohore dhe mbi të gjitha çështja e Pronës nuk kanë ngjyra, ato nuk janë as socialiste as demokrate nuk kanë ngjyrë, as socialiste e as demokrate, janë vetëm probleme që  pengojnë njerëzit të ecin përpara.

Së treti, të dielën, më 14 maj, do të ndryshojmë kryetarin e bashkisë në qytetin e Himarës dhe që të  nesërmen e zgjedhjeve do të ndryshojmë gjithçka për mirë”, shprehet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco