Ervin plagjiatura/ Si i fut rilindja në gjirin e saj hajdutët e të gjitha llojeve

Ervin plagjiatura/ Si i fut rilindja në gjirin e saj hajdutët e të gjitha llojeve

16:53, 05/05/2023
A+ Aa A-

Rilindja shquhet për përfshirjen në gjirin e saj të hajdutëve të të gjitha llojeve. Në Parlament, në administratën publike, në krye të bashkive dhe në administratat e tyre është e vështirë të gjenden titullarë të ndershëm. 

Rasti më interesant është Ervin Demo, i cili rikandidon për një mandat të dytë në Berat. 

Ervin Demo ka mbajtur postin e zëvendësrektorit në UT dhe më pas zëvendësministër i Arsimit. 

Studiuesi Taulant Muka denoncoi në vitin 2018 me fakte plagjiaturën e zëvendësminsitrit të kohës, Ervin Demo. 

Dy ditë pas denoncimit të Mukës, Ervin Demo u largua nga detyra e zëvendësministrit të arsimit. 

Mirëpo, të jesh hajdut, i çfarëdolloji, është “gradë” në bandën e rilindjes, kështu edhe Ervin Demo u emërua kryetar bashkie në Berat nga Rama në vitin 2019. 

Qytetit 2400-vjeçar, qytetit të kulturës dhe njerëzve intelektualë iu ofrua një intelektual hajdut, plagjiaturist. 

Vlen të kujtojmë se, nëse nuk do ta kishte denoncuar Taulant Muka, Ervin Demo në pozitën e zëvendësministrit të arsimit do të ndiqte verifikimin e kritereve të ligjshmërisë së titujve akademikë në Shqipëri. 

Një ironi e paparë!

Në foton krahasuese të publikuar nga Muka është materiali origjinal dhe kopja e zv/ministrit.

Image

Denoncimi i Mukës: 

“Plagjiatura nr. 2 e zv. Ministrit te Arsimit! Jeni te lire ta beni share!
Ne kete shembull, zv. Ministri i Arsimit eshte autor i pare- 100% copy-paste! A mund te bejne persona te tille reformat ne Arsim? Ka shume shembuj te tille Shqiperi jone; njerez qe nuk kane asnje lidhje me arsimin japin mesim, “motivojne” te rinjte, drejtojne departamente, fakultete dhe universitete, dhe bejne edhe “politikat” ne arsim! Te rinjte kane nevoje per njerez me vlera dhe akademike te cilet arsimin e kane pasion!

Për këtë meritë Ervin Demo pasi u emërua njëherë, e shijoi kryetarllëkun dhe rikandidon në Berat sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco