'Do të të fusim djalin në burg'/ Shehaj: Aktori Bujar Asqeriu ndryshoi qëndrim për Teatrin se e kërcënuan!

22:58, 04/05/2023
A+ Aa A-

Agron Shehaj tregoi në "Çim Peka Live" se aktori i njohur Bujar Asqeriu ndryshoi mendim për çështjen e Teatrit Kombëtar, pasi u kërcënua nga pushteti. 

Asqeriu fillimisht u pozicionua kundër shembjes së godinës së Teatrit, ndërsa më pas, papritur mbështeti projektin e Erion Veliajt. 

Shehaj tha se aktori është kërcënuar se do t'i burgosnin djalin nëse vazhdonte të denonconte në media shembjen e Teatrit. 

"Të tregoj një rast, aktori Bujar Asqeriu, kaloi nga kundër prishjes së Teatrit në favor të Teatrit. Dhe realisht thashë nuk qenka burrë i mirë. Pastaj pas një kamere të fshehtë doli që e kishin kërcënuar, e kishin kërcënuar që do të të fusim djalin në burg. Po të them se si njerëzit detyrohe, nuk ua dimë hallin. E njëjta gjë ndodh me njerëzit e thjeshtë në terren, njerëz që kanë halle, që duan të jetojnë. Kjo është arsyeja pse njerëzit ikin", tha ai.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco