Blerja e votës në Elbasan/ Noka thirrje Ramës e Gjiknurit: Do i ndjekim këmba - këmbës këta hajdutë

Blerja e votës në Elbasan/ Noka thirrje Ramës e Gjiknurit: Do i ndjekim këmba - këmbës këta hajdutë

12:30, 04/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatja se ka ngritur një grup drejtorësh për të blerë vota.

I ftuar në Panorama TV, ai i bëri thirrje kryeministrit Rama dhe drejtuesit politik të PS në këtë qark, Damina Gjiknurit, “ndalni kthetrat e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur xhepat e elbasanllinjve, tani votën. Kjo skemë do të dështojë”.

Flamur Noka: Nuk janë thjesht disa persona. Në Elbasan fryma e ndryshimit kudo ndjehet dhe shoh që Rilindja është në panik.

Kudo që shkojnë kandidatët e Rilindjes, së bashku me drejtuesit e tyre, askush nuk i pret përveç administratës që nxirret me dhunë.

Qytetarët ndihen të mashtruar, të braktisur, rrënuar, varfëruar. Askush nuk i mbështet këta.

Shpresat i kanë tek blerja, askush s’mund të thotë që në Shqipëri ka patur ndonjëherë zgjedhje të lira e të ndershme, kemi një regjim të korruptuar, të inkrimuar she asnjëherë i votuar.

Duke qenë se janë të braktisur janë ndërtuar skema për të blerë vota, Atje ka një kandidat që është 4 vite kryetar bashkie, tani duhet të përballet me votën, ka ngritur një grup drejtorësh, për të blerë vota.

Dje bëra një prononcim për të bërë thirrje që të mbajnë larg të korruptuarit në këtë proces, hajdutët e parave s’do i lejojmë të shndërrohen në hajdutë votash.

Ndalni kthetrat e këtyre hajdutëve që kanë vjedhur xhepat e elbasanllinjve, tani votën. Kjo skemë do të dështojë, askush se ndal frymën.

Edhe në Gramsh e shoh nevojën për ndryshim, është ulëritëse nevoja për ndryshim për të mbrojtur vendin. Janë të qartë se Rilindja ka pasur 1 mision në 10 vite, rrënimin.

Do i ndjekim këmba këmbës, çdonjëri prej drejtorëve.

Është bërë organizmin i tyre dhe kanë ndarë zonat ku do hedhin para. Absolutisht kush do të tentojë të kryejë një akt kriminal, krim zgjedhor do të marrë atë që meriton.

Thirrja ime ishte për SPAK. Jam deputet i Kuvendit, dhe unë i bëj thirrje SPAK ti mbajë nën monitorim dhe t’i hetojë. E vetmja shpresë që kanë është ky grup personash qe të shpërndarë paratë e vjedhura në tendera për të blerë votën.

Ta harrojnë demokratët do i kenë në ndjekje këmba-këmbës, nesër do t’i çojmë para drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco