SYRI TV/ Pashk Gjoni takohet me familjet autoktone, i bashkohet edhe ish-prefekti socialist

12:28, 04/05/2023
A+ Aa A-

Problemet në qytet do të marrin zgjidhje pa cenuar trashëgiminë kulturore. ky ishte premtimi i dhënë nga kandidati i opozitës për Bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni gjatë një takimi me familje autoktone të qytetit. Në takim ishte i pranishëm dhe ish-prefekti socialist, Gjok Jaku, i cili tha se nuk do të pajtohet me arrogancën e qeverisë

SYRI TV

Qyteti i Lezhës ka probleme të shumta, të cilat do të marrin zgjidhje pa cenuar trashëgiminë kulturore dhe vlerat historike.  Kështu u shpreh kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni, gjatë një takimi që zhvilloi me familjet e vjetra lezhjane dhe specialistë të ndryshëm.

Pjesë e këtij takimi ishte dhe ish-prefekti socialist i Lezhës, Gjok Jaku, i cili tha se nuk mund të pajtohemi me arrogancën e këtij pushteti, ndërsa në të njëjtën linjë ishin dhe qytetarë të tjerë, të cilët garantuan mbështetje maksimale për doktor Pashk Gjonin.

Kandidati i opozitës për Bashkinë Lezhë, Pashk Gjoni, u shpreh i bindur në fitoren e 14 Majit, pasi Lezha nuk mund të pajtohet me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e këtij pushteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco