Policia pastron posterat e Veliajt/ Blushi: Dil në debat o frikacak...

Policia pastron posterat e Veliajt/ Blushi: Dil në debat o frikacak...

10:40, 04/05/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë Bashkiake për të pastruar posterat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës, ku qytetarët kanë ngjitur thirrjet e tyre për të pranuar debat publik me Belind Këlliçin.

‘Më mirë se t'i grisni, mblidhini ftesat dhe çojani Erionit në zyrë, bashkë me kërkesën: Dil në debat me Belon o frikacak, boll u fshehe skutave!’, shkruan Blushi në Facebook.

Postimi i plotë:

Policia e Bashkisë, në shërbim të partisë!

Në fakt duhet të jenë ditë dhe natë në shërbim të qytetarëve, por edhe në ditët e fundit, Erion Veliaj i depersonalizon duke i detyruar të lajnë dhe pastrojnë fytyrën e tij dhe të Edi Ramës në billborderat e Tiranës, ku qytetarët kanë ngjitur thirrjen e tyre për të pranuar debatin publik me Belind Këlliçin!

Më mirë se t'i grisni, mblidhini ftesat dhe çojani Erionit në zyrë, bashkë me kërkesën: Dil në debat me Belon o frikacak, boll u fshehe skutave!

#BashkeFitojme ✌🏻🇦🇱 #Tirana #14Maj #Fitore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco