KQZ urdhëroi heqjen e posterave, Lela: Më vjen mirë që gishti i Belos vuri në lëvizje dhe Celibashin

KQZ urdhëroi heqjen e posterave, Lela: Më vjen mirë që gishti i Belos vuri në lëvizje dhe Celibashin

08:35, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë urdhër në mbledhjen e zhvilluar sot për heqjen e të gjitha posterave dhe materialeve propagandistike të kujtdo partie, nëse nuk kanë mbishkrimin ‘prodhuar në përgjegjësinë ligjore të…”.

Alfred Lela, drejtor komunikimi në PD, i ftuar në "Ora e Betit" e konsideroi këtë nismë të vonuar kur fushata po shkon drejt fundit.

"Belindi dhe opozita 1/5 e posterave kanë, le ti heqin dhe ato. Më habit që KQZ pret pasi beteja është në mbarim dhe merr vendime. Posterat e Belindit përveç këtyre të fyerve, gishtat ndryshojnë nga dora në dorë. Mirë që paska vënë në lëvizje dhe Celibashin gishti i Belos. Lëvizi gjithë qytetin, lëvizi dhe komisionerin. Bravo Belind! Por këto masat gjysmake më duken kot. Le të bëjnë çfarë të duan, shpresojmë që të lënë popullin të bëjnë çfarë të duan me 14 maj, mos të fusin hundët dhe duart atje".

Ai mohoi se është ai ideatori posterit të famshëm të dy gishtave siç edhe u përfol.

"Grupi që po bën fushatën e Belindit. E kam mbështetur idenë, ka pasur mendime pro dhe kundër. Unë kam qenë për po që në fillim. Ideja ka qenë që në fillim. Nuk e kuptova fyerjen, i drejtohet kujt? Korrupsionit në Tiranë. Ata nuk u fyen kur e bëri Rama shumë kohë më parë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco