Skandali i radhës/ 10 ditë para zgjedhjeve, bashkia Fier përgjysmon taksat për bizneset

Skandali i radhës/ 10 ditë para zgjedhjeve, bashkia Fier përgjysmon taksat për bizneset

23:35, 03/05/2023
A+ Aa A-

Papritur dhe pa asnjë njoftim, bashkia e Fierit ka ulur në mënyrë drastike taksat për bizneset kur jemi më pak se 10 ditë larg nga zgjedhjet vendore të 14 Majit. 

Armando Subashi ka marrë një vendim të tillë në kundërshtim me ligjet dhe në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor. 

Syri.net ka siguruar dokumentet e faturave që u kanë mbërritur bizneseve në Fier dy ditë më parë. 

Tarifa e menaxhimit të Mbetjeve për vitin 2022 nga 55 000 lekë është zbritur për vitin 2023 në 25 000 lekë. 

Një lëvizje e tillë nuk ka ndodhur për të lehtësuar barrën fiskale të bizneseve, por nga halli që ka Armando Subashi për votat e munguara. 

Mbetet për t'u parë nëse KQZ do të marrë masa për kryebashkiakun e Fierit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco