Berisha: Më 14 maj, ndryshimi i dytë i madh është se Rama s'do mund më të firmosë, do të ikë!

19:55, 03/05/2023
A+ Aa A-

"Në 14 Maj qytetarët nuk do të votojnë vetëm për ndryshimin e kryetarëve të bashkive, por edhe për largimin e Edi Ramës"!

Kështu u shpreh nga Prrenjasi kryetari i PD, Sali Berisha ku prezantoi kandidaten e opozitës për kryetare bashkie, Suzana Topi. 

Pas 14 Majit, tha Berisha, Edi Rama nuk do të mund të firmosë më. 

"Suzana paraqiti këtu para jush një program të shkëlqyer. Paraqiti një program në të cilin ajo tregoi se ka studiua të gjithë problematikën e Përrenjasit dhe ka gjetur zgjidhjen dhe e gatshme të bëjë zgjidhje. Ju votoni për veten tuaj, sepse qeveritari vendor i aftë, i zoti ka shumë mundësi, ka shumë në dorë që të ndryshojë jetën e qytetarëve, që të përmirësojë infrastrukturën, të përmirësojë shkollat, ti lehtësojë me taksa, të përmirësoje tregun për fermerët, ka shumë në dorë. Të subvencionojë, të kujdeset për ata që janë më në nevojë. 

Edi Rama po kërcënon; po nuk votuat thotë për kandidatët e mi, për ata të tjerët nuk do të ketë para. E vërteta është se nuk do të jesh më ti kurrë që të vendosësh për paratë e shqiptarëve, do të ikësh. Ky do të jetë ndryshimi tjetër i madh që vota me 14 maj do të bëjë. 

Votoni ndryshimin, sepse vendi po shkretohet. Nuk ka njeri me ndërgjegje shoqërore, nuk ka njeri me minimumin e ndërgjegjies kombëtare të mos ndjejë dhimbje dhe keqardhje kur sheh vendin e tij të braktiset, sikur të ishte një tokë e mallkuar, në një kohë që është një tokë e bekuar. Po pse po ndodh kjo? Sepse këto vite, këto 10 vite ne u zhytëm çdo vit e më thellë në skamje. 

Në vitet 2005-2013, ne ja dolëm për herë të parë në historinë tonë të jemi qytetarët më të paguar në Ballkan, më të paguar se bullgarët dhe rumunët. Po si ja dolëm? Ja dolëm sepse të ardhurat që merrnim nga ju, në radhë të parë i kishim për ju, për qytetarët dhe i kishim synim. Realizuam një objektiv, se pse shqiptarët të mos merrnin rrogat më të larta, kur vendi i tyre është më i pasur. Është më i pasur jo në rajon, por në Europë. E atëherë pse do të rrinin shqiptarët me rrogat më të ulëta", tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco