Piroli: Skandal, shpërndarja e bizneseve të ndërtuar pas tërmetit po mbahen peng nga bashkia për qëllime elektorale

Piroli: Skandal, shpërndarja e bizneseve të ndërtuar pas tërmetit po mbahen peng nga bashkia për qëllime elektorale

19:49, 03/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike në Kurbin, Kastriot Piroli ka denoncuar shkeljet dhe metodat antidemokratike që po përdor rilindja në këtë bashki.

Sipas Pirolit rreth 50 sipërmarrës kurbinas, të cilët humbën bizneset e tyre për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende nuk i kanë marrë nën dorëzim bizneset e reja në kompleksin e ndërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit pasi po mbahen peng nga bashkia për qëllime elektorale dhe votash.

Postimi

Skandal.

Dyqanet për të prekurit nga tërmeti po përdorën si “Kolateral Elektoral”

Përdorimi i tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 për qëllime elektorale është një skandal që i shkon për shtat “Rilindjes”, sekt që për tjetërsimin e votës përdor dhe të vdekurit, sikurse po bën aktualisht Kryeministri Rama dhe jo më të gjallët.

Rreth 50 sipërmarrës kurbinas, të cilët humbën bizneset e tyre për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit ende nuk i kanë marrë nën dorëzim bizneset e reja në kompleksin e ndërtuar nga qeveria turke në qytetin e Laçit.

Këta sipërmarrës në bazë të ligjit, do duhet të marrin objektet në bazë të sipërfaqeve që kanë pasur në objektet që janë shembur dhe nuk ka asnjë arsye për vonesa, teksa apartamentet janë shpërndare.

Shpërndarja e këtyre bizneseve po përdoren nga Bashkia Kurbin si kolateral elektoral dhe shumë sipërmarrës janë nën presion për të grumbulluar vota për mazhorancën në zgjedhjet e 14 majit, pasi në të kundërt kërcënohen se nuk do ti marrin hapësirat e bizneseve që u takojnë me ligj.

Ky abuzim i rëndë me këta qytetarë, që ende vuajnë traumat e tërmetit shkatërrimtar, në 14 maj do të marrë përgjigjen me votë nga qytetarët e Kurbinit sikur e morën më 25 prill të 2021, por zotohem se këtë problematike do ta ngrij në Parlament dhe në organet ligjzbatuese.

Numri i bizneseve në godinat e ndërtuara nga qeveria turke është shumë i madh se sa numri i bizneseve që duhet të kompensohen dhe mungesa e transparencës për këtë proces të çon në dyshime për një aferë të rëndë korrupsioni.

Me 14 maj së bashku do mbështesim Behar Haxhiu, për rikthimin e transparencë, llogaridhënies dhe dinjitetit në Kurbin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco