Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Berisha: Fryma e fitores, fryma e ndryshimit po buron nga shpirti dhe zemrat e shqiptarëve!

19:29, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal këtë pasdite në Prrenjas, në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 14 Majit. 

Lideri i opozitës tha se fryma e fitores dhe e ndryshimit janë shumë pranë, pasi burojnë nga shpirti dhe zemrat e shqiptarëve. 

Berisha ftoi qytetarët e Prrenjasit që të votojnë kandidaten e koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë", Suzana Topi. 

"Suzana Topi me moralin e saj të lartë, aftësitë e saj të mëdha, me përkushtimin e madh, respektin dhe dashurinë që ka për ju, nderon çdo qytetar, çdo banor të kësaj bashkie, por edhe çdo shqiptar. Suzana është një zonjë e nderuar, një akademike, ish-deputete, një punonjëse me një eksperiencë të gjatë na banka, një familjare e shkëlqyer, ndaj dhe kam bindje se ju, se të gjithë banorët e Përrenjasit, me datën 14 do të votoni Suzana Topin, numrin 2 në listën e kandidatëve, do të votoni koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, numrin 1 në listën e partive. 

14 maji është një ditë ndryshimi, ndryshimi ndofta më të madh në historinë e këtij vendi që nga viti 1992. Është një ditë ndryshimi sepse ju zgjidhini qytetar të parë bashkinë, një kandidate e dalë nga vullneti juaj, një kandidate një zonjë të nderuar që ju e njihni mirë, e cila është e gatshme që në këtë moment të ballafaqohet para jush, të debatojë para jush me rivalin e saj që fshihet si mi, që nuk ka guxim të dalë. E cila është e gatshme të ballafaqohet jo vetëm me rivalin e saj, të Përrenjasit por nuk vjen ai, as Glediani nuk vjen dot, as ky i kadastrës nuk vjen dot, nënpunësi i kadastës, as Belba nuk vjen dot, nuk vijnë këta, nuk vijnë se i kanë xhepat të mbushur me paratë e vjedhura nga ju. 

Nuk vijnë këta, nuk vijnë se nuk i lejon Edi Rama, se po të vijnë ata, Edi Rama duhet të dalë bashkë me mua këtu në shesh, duhet të dalë para jush, duhet ti kthejë xhepat, por Edi Rama nuk i kthen xhepat, nuk del dot kurrë të përballet me Sali Berishën sepse jeton në saraje me 5 mijë metra katrorë oborrin. Jeton në saraje me 570 metër gjatësinë e themeleve, jeton në sarajet e ndërtuara me materialet më të kushtueshme në një kohë kur kishte të deklaruara pasuri 3900 euro dhe 400 mijë lekë. Nuk del dot sepse u akuzua me raport nga OSBE-ja në vitin 2014, sepse ke fshehur offshore 200 milionë euro. Nuk guxoi ti thotë një fjalë. Nuk del dot", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco