Treni elektrik në Maliq, Ironia e Spahos: Në sfond do jetë orkestra e Kombinatit të Sheqerit me tallavanë ‘Vetëm për Para’

Treni elektrik në Maliq, Ironia e Spahos: Në sfond do jetë orkestra e Kombinatit të Sheqerit me tallavanë ‘Vetëm për Para’

10:33, 03/05/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Edmon Spaho ka reaguar me një postim në facebook për deklaratat e Ramës gjatë fushatës në zonën e Korçës ku i thurte elozhe njërit nga biznesmenët që ka përfituar më së shumti nga Rilindja dhe në vijim të talljeve ai përmend edhe trenin elektrik që do të niset nga Maliqi.

“Trenist do jetë Edi Rama, fatorino Gezim Topciu (si ata të kohës së monizmit që të merrnin lekët dhe nuk të jepnin biletën) dhe mikpritës në pyll do jetë pronari i pyllit, Gjergji”, shkruan Spaho në një postim në fecebook.

Mesazhi i plotë:

Ca hollësi dhe "garanci" më shumë për trenin elektrik që do lidhe Maliqin me pyllin e fazanëve. Trenist do jetë Edi Rama, fatorino Gezim Topciu (si ata të kohës së monizmit që të merrnin lekët dhe nuk të jepnin biletën) dhe mikpritës në pyll do jetë pronari i pyllit, Gjergji, me tavën me fazanë të pjekur në duar, sepse peshku ka kohe që ka mbaruar.

Në sfond orkestra e Kombinatit të Sheqerit do luajë tallavanë simfonike "Vetëm për Para".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco