SYRI TV/ Admir Sinamati, takim në Kukësin e Vjetër, premton ujësjellës dhe shkolla

14:40, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati ka zhvilluar nje takim me banorët e Kukësit të vjetër ku premtoi shpronësim për ata që janë prekur nga përmbytja e ujërave të HEC-it të Fierzës. Ndërsa në takimin që zhvilloi në fshatin Bardhocaj, Sinamati vuri theksin te ndërtimi i ujësjellësit dhe aksesimi i bjeshkëve të Pikëllimës.

Nga SYRI TV

Dosja e shpronësimeve të pasurisë së atyre  që janë prekur nga përmbytja e ujërave të HEC-it të Fierzës, do të jetë prioritet i mandatit i qeverisjes në krye të bashkisë së Kukësit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati.

Në takimin që  zhvilloi me qytetarët e Kukësit të Vjetër, Sinamati vlerësoi banorët e kësaj zone për kontributin dhe rolin e luajtur, në përhapjen e dijes e qytetarisë në formësimin e jetës qytetare. Ndërkohë që në vijim të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Sinamati ka zhvilluar një takim edhe me banorët e fshatit Bardhoc.

Gazetar: E. Hoxha

Pamje: SYRI TV

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco