SYRI TV/ Kodheli me banorët e fshatit turistik në Pojan: Do të punojmë fort në turizëm dhe bujqësi

14:25, 02/05/2023
A+ Aa A-

Zhvillimi i bujqësisë  dhe sektori i turizmit janë dy nga prioritet që kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Evdar Kodheli, në një takim me banorë të fshatit turistik Pojan. Gjithashtu kandidati i opozitës premtoi edhe ndihmë nga bashkia që do të krijojë hapësira zhvilluese në këtë fshatë që është pjesë e projektit “100 fshatrat”.

Nga SYRI TV

Kandidati i “ Bashkë Fitojmë” në Fier, Evdar Kodheli, nē një takim me banorë të fshatit turistik të Pojanit ka prezantuar projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur te dy prioritete kryesore: zhvillimi i bujqësisë  dhe sektori i turizmit si sinergji për zhvillim.

Pjesë e projektit “ 100 fshatrat”, Pojani  i ndodhur pranë Parkut Arkeologjik të Apollonisë, është shumë larg pritshmërive të komunitetit lokal, ka thënë Kodheli ndaj me ndihmën e bashkisë do të krijojmë hapësira zhvilluese.

“Në programin tonë synojmë që të gjitha hapësirat rurale të fshatit Pojan t’i shndërrojmë në qendra të rëndësishme ekonomike”.

Gazetar: Xh. Beharaj

Pamje: Syri TV

Montazhi: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco