Bashkë Fitojmë/ Ina Zhupa: Ekipi i Këshillit Bashkiak Sarandë, vlera, profesionalizëm, integritet moral

Bashkë Fitojmë/ Ina Zhupa: Ekipi i Këshillit Bashkiak Sarandë, vlera, profesionalizëm, integritet moral

14:20, 02/05/2023
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka zhvilluar një takim me kandidatët e Këshillit Bashkiak Sarandë, në prani të drejtuesve lokalë të partive aleate të koalicionit Bashkë Fitojmë.

‘Vlerat, profesionalizmi, integriteti moral, njohja e qytetit dhe përfaqësimi i komuniteteve janë pikat e forta të kandidatëve tanë për në Këshillin Bashkiak Sarandë’, shkruan Zhupa në Facebook.

Postimi i plotë:

Ekipi i Këshillit Bashkiak Sarandë, Bashkë Fitojmë1️⃣

Bashkë me aleatët, drejtuesin politik të Partisë së Lirisë Dhimitraq Lapaj, drejtuesin e OMONIA dhe përfaqësues i PBDNJ  Vasil Kajo, kryetaren e PD Manjola Nikollo, kandidatin për Sarandën Ardit Cikuli dhe kryesuesin e listës së këshillit bashkiak Shpëtim Ahmeti bashkëbiseduam me ekipin e parlamentit të ardhshëm të qytetit.

Vlerat, profesionalizmi, integriteti moral, njohja e qytetit dhe përfaqësimi i komuniteteve janë pikat e forta të kandidatëve tanë për në Këshillin Bashkiak Sarandë.

Vota për nr 1️⃣ është votë që zëri juaj të dëgjohet në parlamentin e qytetit.

Vota për nr 1️⃣ është votë që këshilli bashkiak të jetë në shërbim të qytetit.

Vota për nr 1️⃣ është votë ku fiton përfaqësim dinjitoz çdo qytetar.

Bashkë Fitojmë, VOTO 1️⃣

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco