SYRI TV/ Hysni Sharra takon qytetarët e rajonit 3 në Vlorë: Do të shtohet ndihma ekonomike

14:16, 02/05/2023
A+ Aa A-

I përzgjedhuri nga primaret dhe kandidati i “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Vlorës këtë të martë ka zhvilluar takime qytetarë të rajonit numër 3 në qytetin bregdetar. Hysni Shara u ka premtuar banorëve të kësaj zone se pas ardhjes së tij në krye të bashkisë së Vlorës çdo qytetar do të gjejë mbështetjen që meriton.

Nga SYRI TV

Hysni Sharra,  kandidati i " Bashkë Fitojmë" i shoqëruar nga  rinjtë u takua me banorë e biznese në rajonin 3. Sharra prezantoi programin e tij dhe risitë në sektorin kujdesit social. Sharra u shpreh se në bashkinë e re të Vlorës do të ketë më shumë përkujdesje për të gjitha kategoritë. Kandidati i koalicionit  “Bashkë fitojmë” u njoh me problematikat dhe mungesën e fuqisë blerëse në biznese, rënien e konsumit dhe reduktimin e fuqisë punëtore. 

Sharra u premtoi qytetarëve se do të mbështesë me ndihmë ekonomike nga të ardhurat e baskisë. Gjithashtu familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike do të përjashtohen nga të gjitha taksat vendore. Programi i kandidatit Sharra, është mirëpritur nga qytetarët të cilët i kanë shprehur atij mbështetjen për fitoren e 14 majit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco