VIDEO/ PJESA E KATËRT/ Sfida e vështirë që i ngarkon Edo-Hani dhe cirqet e Uriah-Fikut

11:37, 02/05/2023
A+ Aa A-

Në episodin e katërt të sezonit të dytë, të satirës politike me në qendër Lali-Fikun e Bashkisë, 'Aventurat e Uriah-Fikut', heroi kryesor vendoset këtë herë para një misioni të vështirë: të këndojë këngën e fushatës elektorale me një yll botëror të muzikës.

Ndërsa ‘sulltani' mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do ta përballojë dot: edhe këtë herë Uriah-Fiku arrin të gjejë një rrugëdalje.

Në serialin që tentohet vazhdimisht të censurohet, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si Mamica, Bella-Ciao, Maçoku etj.

Intriga kryesore e tij përqendrohet në lojën plot dredha të Uriah-Fikut edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t'iu servilosur Edo-Hanit, por edhe njëkohësisht, për t'i vënë stërkëmbësha që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco