Partia Demokratike denoncoi skandalin e radhës të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Avenir Peka, bëhet fjalë për një tender me vlerë prej 17.2 milionë euro.
Më pas, zyrtari demokrat listoi disa emra që kanë përfituar nga tenderat korruptivë të AKSHI.
DEKLARATA E PLOTE
4 muaj më parë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi një tender me vlerë 5.5 milion euro. Ky tender parashikonte që një kompani private të lidhte Kadastrën, Tatimet dhe ISSH-në me rrjetin e brendshëm qeveritar të intranetit, duke shtruar infrastrukturën përkatëse si dhe të siguronte shërbim internet me afat 24 muaj për këto institucione. Më pas tenderi u anulua nga AKSHI, që e përligji anulimin duke thënë se dokumentet e tenderit përmbanin gabime dhe mangësi të rëndësishme.
Pesë ditë më parë AKSHI e ripublikoi procedurën me të njëjtin objekt, por me fond limit 17.2 milion euro. Pra më shumë se dyfishin e vlerës së para katër muajve.
Ajo qĂ« bie nĂ« sy Ă«shtĂ« rrija e vlerĂ«s me rreth 12 milion euro. Nuk mund tĂ« lihet pa pĂ«rmendur gjithashtu fakti se edhe pĂ«r anulimin e tenderit nuk u paraqit nĂ« detaje se cilat janĂ« âgabimet dhe mangĂ«sitĂ« e rĂ«ndĂ«sishmeâ, nĂ« kundĂ«rshtim me nenin 38 pika 2 tĂ« VKM nr.285, ku citohet se njoftimi i anulimit duhet tĂ« pĂ«rmbajĂ« tĂ« paktĂ«n ARSYET e anulimit, pĂ«rveç bazĂ«s ligjore.
Gjithashtu nëse objekti i tenderit është i njëjtë, cila është arsyeja e shumëfishimit të fondit limit? Si e përllogariti AKSHI fondin limit të kësaj procedure duke qenë se për procedurën e parë, në dokumentin e specifikimeve teknike hartuar në Tetor 2022, pika 5.1 citon:
-Shërbimi do të ofrohet në institucionet shtetërore, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ndërsa në dokumentet e tenderit të dytë të rishpallur pas formularit të njoftimit të kontratës afishohen 55 institucione të cilat do përfitojnë shërbimin.
Pra, nĂ« procedurĂ«n e parĂ« shĂ«rbimi do ishte pĂ«r njĂ« gamĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« mbulimi, sikurse pĂ«rcakton AKSHI ânĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e RSHâ, ndĂ«rsa nĂ« procedurĂ«n e dytĂ« tĂ« rishpallur shĂ«rbimin do ta pĂ«rfitojnĂ« vetĂ«m 55 institucione. Rrjedhimisht fondi limit duhet tĂ« ishte 5.5 milion euro ose mĂ« pak.
Ky veprim bie nĂ« kundĂ«rshtim me ligjin nr.162, âpĂ«r Prokurimin Publikâ, neni 34, neni 35, neni 36 dhe VKM nr.285 âPĂ«r miratimin e rregullave tĂ« prokurimit Publikâ.
Për nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, jo vetëm në rastin më lart, por në tërësi AKSHI përdor kontrata të klasifikuara, dhe në rolin e autoritetit kontraktor lidh kontrata me operatorë të përsëritur, ndërkohë shërbimet janë të ndryshme. Kjo duke kufizuar konkurrencën dhe duke mos u dhënë akses operatorëve në treg për të marrë pjesë në procedurat që publikon. Hartimi i DST-ve dhe specifikimet teknike e kriteret kualifikuese kryhen në mënyrë të tillë që të drejtojnë te emra të caktuar operatorësh klientelistë ndër të cilët përmendim:
-Advanced Business Solutions shpk (Gerond Meçe, miku i ngushtë i Armand Frangut që është edhe baxhanak i Edi Ramës) 33.3 milion euro nga 2015-2022, edhe me kontrata të klasifikuara);
-AES communication Shpk (Jani Angjeli), 7.4 milion euro 2014-2022 (me kontrata të klasifikuara);
-ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS (VĂ«llezĂ«rit Dulaku dhe Benjamin Feinberg) 10 milion euro 2014 â 2022;
-AlbaScan shpk (Elton dhe Elison Jorgji) 4 milion euro 2015 â 2022
-ALISSA ALBANIA shpk (VĂ«llezĂ«rit Dulaku) 2.9 milion euro 2019 â 2022 me kontrata tĂ« klasifikuara;
-Intech + shpk (ILIR BEQJA) 8.5 milion euro nga 2014-2022;
-PRIMUS ALBANIA (zotĂ«ruar nga shoqĂ«ria nĂ« Zagreb Primus Adriatic me pronar Hrvoje Ăabrajiç;
NĂ« shtator 2018, vetĂ«m 2 muaj pasi kishte fituar tenderin e shumĂ«pĂ«rfolur pĂ«r sistemin e ri tĂ« faturimit pĂ«r biznesin, 15.2 milionĂ« euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk Ă«shtĂ« shitur tek njĂ« kompani e panjohur kroate me emrin âPrimus Adriaticâ.
Tenderi u cilĂ«sua mĂ« i lartĂ« se çmimet e tregut ndĂ«rsa pronari i âPrimus Adriaticâ u zbulua se ishte biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Ăabrajiç, i akuzuar dhe hetuar pĂ«r mashtrime gjatĂ« ushtrimit tĂ« aktivitetit tĂ« biznesit dhe ortak i kĂ«shilltarit tĂ« Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç.
Asokohe, në media u raportua se edhe Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë, kishte gisht në tenderin e shumëpërfolur.
Sic shihet tenderi i fundit është vetëm një nga të shumtat afera korruptive te AKSHI-t. Ne 10 vitet e qeverisjes se Edi Rames, ky institucion është është shndërruar në një nga gropat më të mëdha financiare të shtetit shqiptar, ku prokurohen shërbime me çmime deri në disafish më shumë se tregu.
U bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të ndërhyjnë menjëherë për të pezulluar këtë procedurë korruptive, dhe Prokurorisë të nise menjëherë hetimet.
© SYRI.net