SYRI TV/  Këlliçi takime ne Qesarakë: Mos e shisni votën në 14 maj, pas zgjedhjeve, autobusi bëhet falas

SYRI TV/ Këlliçi takime ne Qesarakë: Mos e shisni votën në 14 maj, pas zgjedhjeve, autobusi bëhet falas

20:51, 30/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka vijuar fushatën duke takuar banorët e kryeqytetit. Teksa u ndal në Qesarakë dhe Fresk, Belind Këlliçi prezantoi 5 prioritetet për Tiranën, ndërsa u kërkoi qytetarëve që më 14 maj të mos e shesin votën. Këlliçi u shpreh se pas fitores së bashkisë, autobusi do të bëhet falas.

Qesaraka dhe Fresku, janë zona të lënë në harresë. Rrugë të amortizuara, zhvillim urban pa plan, trotuare të dëmtuara dhe mungesë hapësirash pushimi për banorët. Këto ishin disa nga problematikat që banorët e zonës ndanë me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ky tur kishte dhe befasi, për arsyen se është live dhe mes njerëzve.

Pasi shtrëngoi duart me qytetarë e sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorë të Qesarakës, ku përsëriti angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik do të bëhet falas.

Duke prezantuar pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, Belind Këlliçi theksoi nënkalimin te“Sheshi Skënderbej”, që do të zgjidhë problemin e trafikut në qendër të kryeqytetit.

Edhe në Qesarakë, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve, të mos e shesin votën në 14 maj, duke refuzuar gjithashtu intimidimin.

Silva Caka, si banore e zonës, por edhe si kandidate për këshillin bashkiak, tregoi se Qesaraka dhe gjithë zona e Dajtit janë braktisur nga Erion Veliaj, duke shtuar se ndryshimi në 14 maj, do të vijë nga kjo zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco