Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Vasili: Ja sa trashë mashtron Erion Veliaj për 1 milionë pemët e mbjella në Tiranë

FOTO/ Vasili: Ja sa trashë mashtron Erion Veliaj për 1 milionë pemët e mbjella në Tiranë

09:20, 30/04/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Sa trashë mashtron Veliaj, 1 milion pemë do mbulonin dy Tirana e gjysëm sipërfaqe!!

Veliaj sipas parimit gënje sa më shumë, po vazhdon pa u skuqur hiç të mashtrojë e të thotë se ka mbjelle 1 milion pemë.

Po llogarite janë shumë kokëforta.

1 milion pemë të mbjella me distancat e njohura botërisht e ndërkombëtarisht, pra me 100 pemë për ha me distance 8 m, kërkojnë afërsisht 100 km2.

Po sa janë 100 km2 ne realitet

1 milion pemët imagjinare të Veliajt janë sa dy herë e gjysëm Tirana me 41 km2,  me kufij nga Dajti deri përtej varrezave të Sharrës, nga Sauku deri përtej Babrruse, nga Kodra e Diellit e deri përtej Stacionit të Trenit.

Pra guxoni ta përfytyroni këtë pyll gjigant me këtë sipërfaqe, që do mbulonte dy herë e gjysëm Tiranën me 1 milion pemët imagjinare të Veliajt.

Po që ta kuptoni edhe me kollaj akoma po ju japim edhe te tjerë shembuj konkrete.

1 milion pemët imagjinare të Veliajt kërkojnë një sipërfaqe sa dy herë Parku i Llogarasë dhe i Tomorrit të marra bashke e të cilat zënë të dy bashke rreth 5 mijë ha ose 50 km2.

1 milion pemët e Veliaj kërkojnë një sipërfaqe sa 33 Parqe sa Parku i madh i Liqenit Artificial të Tiranës.

Mashtrimet idiote të Veliajt se paska mbjelle ca pemë edhe në Vaqar e në Pezë e te Liqeni Fjollës janë ushqim vetëm për të dhe idiotët, që e rrethojnë e i bëjnë like e share çdo gomarllëku.

Ndaj të jeni të sigurte që Veliaj raportin me të vërtetën e ka zero sepse fle e zgjohet vetëm duke gënjyer.

Mos u çudisni kur të thotë që ka mbjellë pemë edhe në Parkun e Malit të Dajtit apo në Shëngjergj, pse jo edhe në Surrel ku ka edhe gënjeshtarin tjetër Ramën.

E vërtetë është që Veliaj ka shkretuar gjelbërimin në Tiranë me beton e kulla, po shkatërron  edhe Parkun e Liqenit.

E vërtetë është se gjelbërimi në qytetin e Tiranës nuk ka parë ditë më të zeza se sa ne 20 vitet Rama-Veliaj ne Bashkinë e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir30/04/2023 09:54

Belo ta shporri veline!

Shto koment

Denonco