‘Shkodra, qendër e sigurisë’/ Spahia firmos marrëveshjen me përfaqësuesin e DASH dhe Kolonelin e FA-së

‘Shkodra, qendër e sigurisë’/ Spahia firmos marrëveshjen me përfaqësuesin e DASH dhe Kolonelin e FA-së

19:03, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka pritur ditën e sotme përfaqësuesin e DASH Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura, Kolonel Altin Gjetaj, ku kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë.

‘Ajo që dakortësuam pak muaj më parë tashmë ka marrë formë të prerë dhe kam kënaqësinë që një qendër e tillë do të jetë prezente në qytetin e Shkodrës. Eshtë fakt se bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe aleatit tonë strategjik SHBA është një histori suksesi, mjaft intensive dhe shumë dimensionale’, shkruan Spahia në Facebook.

Postimi i plotë:

Me përfaqësuesin e 🇺🇸Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH🇦🇱, Kolonel Altin Gjetaj nënshkruam marrëveshjen për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë.

Ajo që dakortësuam pak muaj më parë tashmë ka marrë formë të prerë dhe kam kënaqësinë që një qendër e tillë do të jetë prezente në qytetin e Shkodrës. Eshtë fakt se bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe aleatit tonë strategjik SHBA është një histori suksesi, mjaft intensive dhe shumë dimensionale. 🇦🇱🤝🇺🇸.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco