Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Gara për Tiranën, Vasili: Qytetarët kanë vetëm një alternativë, Belind Këlliçin

17:29, 29/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se në betejën për të drejtuar bashkinë e Tiranës qyetarët kanë si alternativë vetëm Këlliçin.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në Syri Tv me moderatorin Edvin Parruca, Vasili shprehet se në 8-të vitet e qeverisjes së Veliajt qytetarët nuk kanë përfituar asnjë shërbim.

“E vërteta besoj se është një nga garat më të veçanta dhe do të thosha më të çuditshme në kuptimin e përplasjes pasi është shumë e qartë që qytetarët e Tiranës kanë vetëm një alternativë dhe është alternativa e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ e Belind Këlliçit pasi në krahun tjetër nuk ka asnjë lloj alternative. Për shkak të hulumtimit shumë të madh dhe interesit të jashtëzakonshëm publikut por edhe vëmëndjes shumë të madhe të qytetarëve ka vetëm afera gjithmonë e më të rënda që shfaqen, por nuk ka absolutisht asgjë sepse është shumë e qartë që pas 8-të viteve  të Veliajt, po 20 vite në total, 3 mandate radhazi të Edi Ramës, qyteti ka pësuar vetëm shkatërrim të pandalshëm, nuk ka fituar asnjë shërbim të ri, ka shpërdoruar mbi 1 miliard euro buxhet pa prodhuar absolutisht asgjë të mirë. Duke filluar nga uji i pijshëm, tek shkollat me turne, tek transporti urban që nuk ka parë ndonjëherë ditë më të zeza, as në kohën e diktaturës kur infrastruktura urbane, logjistika urbane ka qënë  në nivelin më të ulët, ngjarje të tilla skandaloze nuk ka parë dhe sot qytetarët e tiranës nuk ka parë asgjë pozitive në favor të tyre në momentin kur janë shpenzuar para më shumë se kurdoherë tjetër”, tha ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco