Fier, Evdar Kodheli: Bashkia e ka braktisur fshatin, pas 14 majit do të kthejmë shërbimet pa dallim!

Fier, Evdar Kodheli: Bashkia e ka braktisur fshatin, pas 14 majit do të kthejmë shërbimet pa dallim!

14:34, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës Evdar Kodheli, po vijon takimet elektorale në çdo zonë të bashkisë së Fierit për zgjedhjet vendore të 14 majit.  Në takimin e zhvilluar me banorët e fshatit Ferras, banorët i kanë përcjellë shqetësimet e shumta në infrastrukturën bujqësore, mungesën e tregjeve për prodhimet e tyre dhe harresën e investimeve që ka sjellë shpopullim të zonës. 

Kodheli është zotuar para banorëve se pas 14 majit shërbimet do t’iu rikthehen të gjitha njësive administrative që kanë pothuajse të njëjtat problematika, pa asnjë dallim, apo ngjyrim politik. 

Ai shtoi se neglizhenca e pushtetit vendor ndër vite, është e pajustifikueshme, ndërsa theksoi se një prioritet kryesor për zonat rurale pas 14 Majit do të jetë transporti falas për nxënësit e shkollave, pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Luan Baçi kërkoi nga banorët të ndëshkojnë me votë abuzuesit e taksave të tyre dhe këtë regjim që e ka kthyer cdo institucion në vasal të Edi Ramës duke vulosur pa pyetur askënd tarifa të papërballueshme për qytetarët. 

Në vijim kandidati Kodheli u premtoi banorëve se programi i tij elektoral është një alternativë ndryshe që do të sjellë ndryshim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco