Inceneratori si krematorium

Inceneratori si krematorium

13:22, 29/04/2023
A+ Aa A-

"A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje?"

Nga Luçiano Boçi

Në shkurt 2018, inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.

Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me "Transparency International" dhe "Zero Waste Europe" rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.

Ekspertët e shoqatës së ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve.

Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.

1. Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjenës dhe ruajtjes se mjedisit.

2. Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…

3. Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.

4. Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.

5. Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco