Partia Republikane dhe Agrare takim elektoral në Lushnjë: Mbështesim kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'!

Partia Republikane dhe Agrare takim elektoral në Lushnjë: Mbështesim kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'!

09:28, 29/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka zhvilluan takimin elektoral me mbështetesit e tyre në qytetin e Lushnjës.

Në fjalën e tij Duka theksoj se bashkë me z Mediu po punojmë për listën e këshilltarëve agrar dhe republikan.

''Pjesë e garës sonë është mbështetja e kandidatëve të opozitës dhe këtu në Lushnje Eduard Sharkës i cili ka pasur dhe ka të gjithë angazhimin për fermerët e Lushnjës.'' është shprehur Duka.

Ndërsa kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoj se qeveria socialiste po përdor shtetin duke ushtruar presion mbi administratën dhe qytetarët duke shtuar se ata po kërcënojnë hapur liritë dhe të drejtat e qytetarëve prandaj 14 Maj është dita kur shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë varfërinë, shkatërrimin e familjes, largimin masiv të shqiptarëve, krimin dhe korrupsionin. Të gjithë bashkë për Shqipërinë për ta kthyer në rrugën Europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco