Berisha: Kodi Zgjedhor që garanton votën, për despotin Edi Rama është një kinezëri!

19:11, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha riktheu në vëmendje nga Lushnja shkeljet që Edi Rama i bëri Kodit Zgjedhor, vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore. 

Berisha tha se Rama e quajti ligjin elektoral kinezëri, kur u gozhdua nga kritikat për rritjen e pagave dhe bonusin e pensionistëve, dy vendime këto antiligjore dhe me qëllim marrjen e votave.  

Ai theksoi gjithashtu përpjekjet që bëri Edi Rama për të lënë opozitën jashtë zgjedhjeve të 14 Majit. 

"Nuk dua të ndalem të listoj këtu para jush abuzimin ekstrem të Edi Ramës me pushtetin, por meqë jemi në fushatë elektorale, po ju rikujtoj vetëm një fjalë të tij; kodi zgjedhor është një kinezëri. Kodi zgjedhor që rregullon dhe garanton të drejtën më themelore të njeriut, të drejtën e votës, për këtë despot, nuk ekziston, është një kinezëri. Dhe ju e patë se çfarë bëri ai, gjithçka që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje, se çfarë vendimesh mori me mercenarët e tij, që forca politike që ka sot në të 4-anët e vendit, 61 kandidatë të dalë me votën e lirë të mos hynte në zgjedhje, të përjashtohej nga zgjedhjet. Natyrisht dështoi dhe do të dështojë, por nga ana tjetër tregoi anën e tij më të errët njerëzore, më antidemokratike. Nuk mund të vazhdohet me të gjithë pushtetet në duart e tij, se kjo do të thotë të ecim drejt varfërisë, drejt vjedhjes së tmerrshme të qytetarëve. Theksoj edhe njëherë, në vitin 2013, të ardhurat ishin 3.8 miliardë. Në vitin 2022, të ardhurat ishin 5.9 miliardë. Megjithatë në vitin 2022, çdo shqiptare merrte së paku një rroge gjysëm më pak se në vitin 2013, sepse me rritjen e çmimeve vetëm nga viti 2021-2022, çdo shqiptar shpenzoi 430 mijë lekë më shumë, për shkak të rritjes së çmimeve. Unë mora vetëm këtë aspekt".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco