Lajmi i fundit

Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Kërcënuan banorët me shtëpitë e tërmetit, qytetarët sfidojnë bashkinë, pjesëmarrje masive në takimin e Haxhiut

Kërcënuan banorët me shtëpitë e tërmetit, qytetarët sfidojnë bashkinë, pjesëmarrje masive në takimin e Haxhiut

13:30, 28/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës në Bashinë e Kurbinit, Behar Haxhia ka zhvilluar një takim madhështor me banorët e lagjes 4 në qytetin e Laçit.

Në postimin e tij në Facebook, Haxhia e ka quajtur një shuplakë për të gjithë ata zyrtarë lokalë që kërcënuan banorët për të mos marrë pjesë në këtë bashkëbisedim qytetar, duke u kujtuar se mund të mos marrin shtëpitë e reja të ndërtuara për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

‘Ata të mjerë që kërcënojnë nuk ju njohin dhe i tremben faktit se pas 14 majit Bashkia Kurbin nuk do jetë më e Kryetarit por e Qytetarit, pasi do rikthejmë llogaridhënien dhe transparencën në këtë institucion. Askush nuk do t'ua mohojë atë që u takon me ligj dhe për këtë ju jap fjalën se do mbroj të drejtat tuaja në çdo rrethanë’, shkruan Haxhia në Facebook.

Postimi i plotë:

Pjesëmarrja masive e qytetarëve në takimin e zhvilluar sot me banorët e lagjes 4 në qytetin e Laçit është një shuplakë për të gjithë ata zyrtarë lokalë që kërcënuan banorët për të mos marrë pjesë në këtë bashkëbisedim qytetar, duke u kujtuar se mund të mos marrin shtëpitë e reja të ndërtuara për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Ata të mjerë që kërcënojnë nuk ju njohin dhe i tremben faktit se pas 14 majit Bashkia Kurbin nuk do jetë më e Kryetarit por e Qytetarit, pasi do rikthejmë llogaridhënien dhe transparencën në këtë institucion.

Askush nuk do t'ua mohojë atë që u takon me ligj dhe për këtë ju jap fjalën se do mbroj të drejtat tuaja në çdo rrethanë.

Në takim folëm për problemet që shqetësojnë komunitetin, teksa prioritet do kemi investimet në blloqet e përbashkëta të banimit dhe rritjen e cilësisë së shërbimit institucional. 🌳🏗️🛣️⛲️

📍Kurbini meriton më të mirën dhe së bashku do ja ofrojmë. 🤝

#VotoNr1BeharHaxhiu #BashkëFitojmë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco