VIDEO/ Pasi mori nga Rama 1.3 mln eurot e fushatës së demokratëve, Basha ikën në Holandë

19:45, 27/04/2023
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka mashtruar edhe të vetët, pasi u premtoi se do të ishte në fushatë për zgjedhjet e 14 majit. 

Në fakt kjo nuk është diçka e re duke njohur tashmë karakterin e tij si politikan. 

Pasi i bëri Edi Ramës shërbimin e fundit duke nxjerrë kandidatë me vulën e PD, Basha duket se po shijon frytet e pazarit duke bërë "fushatë" në Holandë. 

Pikërisht aty është filmuar vetëm një ditë më parë, në qytetin Utrecht. 

Basha është larguar nga Shqipëria pasi Edi Rama i dha atij dhe Enkelejd Alibeajt 1.3 milionë eurot e fushatës së demokratëve. 

Është e sigurtë që nëpër aeroporte dhe restorantet luksoze të Holandës, Lulzim Basha prezantohet si kryetar i opozitës shqiptare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco