Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

Alba Kepi: Ekziston një agjendë e caktuar për të sulmuar frymën opozitare në rrjetet sociale

18:59, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës me koalicionin “Bashkë Fitojmë” Alba Kepi ka deklaruar se ekziston një agjendë e caktuar për të sulmuar frymën opozitare në rrjetet sociale.

E ftuar në “Task Force” me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Kepi tregon se sulme të tilla financohen, duke drejtuar votën në interesin e financuesve.

“Që në nëntor të vitit të shkuar kam vënë re që postimet e mia, edhe pse numri i ndjekësve rritej, postimet e mia pësonin rënie. Mendoj se është një agjendë e caktuar pikërisht për të sulmuar frymën opozitare, postimet opozitare, denoncimet dhe për të mos pasur algoritëm. Shumë herë sulme të tilla financohen, pra, rëndesa është akoma edhe më e madhe. Kush i financon? Kush i paguan? Mund të kenë edhe ndërhyrje të huaja në këto lloj financimesh pasi unë kam ndjekuar fushatën e vendit ku jetoj dhe punoj, në Itali dhe shumë herë kam pasur denoncime nga njerëz, që ishin financime të huaja që orientonin si votën ashtu edhe fushatën në drejtimin që i interesonin një gjeopolitike të caktuar”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco