'Qyteti je ti'/ Igli Cara zhvillon takime derë më derë me qytetarët e Durrësit

'Qyteti je ti'/ Igli Cara zhvillon takime derë më derë me qytetarët e Durrësit

09:09, 24/04/2023
A+ Aa A-

Kandidati për kryetar bashkie i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Durrës, Igli Cara trokiti dje në dyert e durrsakëve me besimin se qyteti i tyre i përbashkët ka dosmosdoshmëri ndryshimin.

Cara shpërndau edhe pamjet e takimeve në Facebook, ndërsa shkruan: “Me besimin dhe dëshirën për ndryshim, në çdo takim! Bashkë për Durrësin, për familjen, për të ardhmen! Qyteti je ti!. Takimet me qytetarët i vijoi në Spitallë në Durrës, me të cilët ndau edhe disa foto. Përmes një reagimi në Facebook krahas fotove, Cara shprehet se kudo që shkon sheh nevojën urgjente për vëmendje dhe dëshirën e madhe për ndryshim. Ai i kërkoi qytetarëve që në 14 maj të bëhen bashkë për të sjellë ndryshimin. “Në çdo rrugë e rrugicë në Spitallë shoh dhe prek nevojën urgjente për vëmendje dhe zgjidhje të problemeve të panumërta. Me çdo banor që takohem ndaj dëshirën për ndryshim dhe shpresën e besimin për një qeverisje që punon për interesin e tyre dhe jo për vete. Në 14 maj, bashkë bëjmë ndryshimin. Qyteti je ti!”, – shprehet Igli Cara.

Ndërkohë po dje kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara në Ditën Ndërkombëtare të Librit premtoi ndërtimin e një biblioteke, e cila do të jetë edhe një qendër multifunksionale, ku do t’i bëjë lexuesit të ndihen si në shtëpi. Me anë të një postimi në Facebook, Cara ka publikuar pamjet një bibliotekës sot, që siç shihet nuk është në gjendje të mirë.

“Sot është një ditë për të reflektuar, shprehet Cara, ndërsa shprehet se “mungesa e një biblioteke në Durrës, më shumë se një premtim i pa mbajtur është një pasqyrim i “rëndësisë’ që ka leximi për ata që prej më shumë se dy dekadash kanë qenë në krye të Bashkisë së Durrësit”. “23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit. Një simbolikë domethënëse, që lidhet ngushtë me dijen dhe në të njëjtën kohë me ndjesitë. Të lexosh do të thotë të jesh i lirë! Një ditë që shërben për të reflektuar dhe marr përgjegjësi. Mungesa e një biblioteke në Durrës, më shumë se një premtim i pa mbajtur është një pasqyrim i “rëndësisë’ që ka leximi për ata që prej më shumë se dy dekadash kanë qenë në krye të Bashkisë së Durrësit. 14 Maji bën ndryshimin! Jo thjesht një bibliotekë për lexuesit, por një qendër multifunksionale, ku ata, që e duan librin, të ndihen si në shtëpi. Bashkë ja dalim! Qyteti je ti!”, – shprehet Igli Cara.

DENONCIMI

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi denoncoi dje se kandidatja për bashkinë Durrës, Emirjana Sako ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar duke i nxjerrë më herët nga mësimi. Bylykbashi nga denoncimet e qytetarëve sqaron se detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike të nxënësve apo punonjësve që punojnë në administratë dënohet me 3 muaj deri në 1 vit burg. Ndër të tjera demokrati shton se SPAK duhet të dënonte këto krime zgjedhore dhe jo të ishte e ‘kapur’ politikisht.

“Frika i bën të shkelin ligjin me të dyja këmbët! Zj. Emirjana Sako (kryetarja e bashkisë Durrës dhe kandidatja e PS – sqarim për shumicën e qytetarëve durrsakë që nuk e njohin e nuk e dinë ç’bën) ka organizuar takime elektorale me nxënës të arsimit parauniversitar. E ka deklaruar vetë publikisht. Denoncimet e qytetarëve dhe nxënësve na tregojnë se i kanë nxjerrë më herët nga mësimi.

Kodi Penal thotë: “Neni 328/a. Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit.” Pra mjafton vetëm organizimi, jo vetëm detyrimi i nxënësve nga kandidatja dhe personat përgjegjës për të marrë pjesë në aktivitet politik për të konsumuar kundravajtjen penale. Madje nuk ka rëndësi as nëse aktiviteti elektoral me nxënës është kryer gjatë orarit mësimor, mjafton keqpërdorimi i nxënësve për të konsumuar shkeljen. Po prokuroria, a do të vazhdojë të “shfuqizojë” de facto Kodin Penal me mosveprimet e saj kronike përballë krimeve zgjedhore? Me gjoja pavarësinë që u dha reforma e “dredhësisë”, do të mjaftonte një prokuror i drejtë e pak kurajoz për t’i vënë para ligjit këta shkelës me pushtet. Por për prokurorinë nuk paska rëndësi se në 2020 u theksua në ligj përgjegjësia e prokurorisë së zakonshme dhe e SPAK për krimet zgjedhore! Kjo quhet “pavarësi” nga ligji.

Fundja deri më sot vettingu po e provon veten se çfarë kapje politike të drejtësisë ka prodhuar. Prokurorisë i ka mbetur vetëm të shkojë në takimet elektorale të PS me nxënës dhe administratë, të bëjnë “share”dhe “like” postimet e kandidatëve të pushtetit dhe ditën e votimit të shkojnë e të votojnë të bindur. Kështu i kontribuojnë perceptimit të mosndëshkimit të pushtetarëve socialistë. Më 14 maj qytetarët e Durrësit dhe të Shqipërisë do ta ndëshkojnë vetë me votë këtë pushtet imoral, të kalbur dhe të degraduar”, – shprehet deputeti Oerd Bylykbashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco