'Rama promovon krimin'/ Muçollari: Si prind jam i shqetësuar se kë do ketë model djali im

18:26, 19/04/2023
A+ Aa A-

Anëtar i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari është ka komentuar ekzekutimin mafioz të kandidatit për Këshillin Bashkiak të Lezhës Ardian Nikulajt duke e cilësuar si një terror i frymëzuar nga qeveria.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Muçollari tha se Edi Rama e ka kthyer kriminalitetin në model. 

Muçollari ngrë pikëpyetje se cili do jetë modeli që do marrë fëmija i tij nga kjo politikë kriminale e mafioze. 

“Rama ka arritur ka bërë një gjë më të tmerrshme, të paktën për mua që jam relativisht prind i ri. Element kriminal kanë ndodhur ndër vite, të themi historikun që unë njoh që mund të përdorej nga politika, por në fund të ditës ka qëndruar në nivele të caktuara. Ndërsa ky ka arritur një gjë të madhe, e ka bërë model kriminelin e suksesshëm që arrin në politikë dhe bëhet deputet. Unë sot jam i shqetësuar se djali im kë do të ketë model, cili është modeli që po i ofron sot shoqërisë shqiptare?  Ky është një shqetësim që duhet të na përkasë të gjithëve. Një pjesë prej nesh kanë vendosur të ikin dhe mos të merren më me këtë histori. Shpresojmë të kthehen një ditë. Çështja është që ata që kanë vendosur të qëndrojnë  po përballen nga mëngjesi deri në darkë me një trysni të madhe, stres, ankth dhe po flasim për në kryeqytet, pa shkuar më tej", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco