Ngjarjet kriminale, Grigels Muçollari: Kanë sfond politik, terror ndaj qytetarëve që të mos dalin të votojnë

19:09, 19/04/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari komentoi në "Task Force", në Syri Tv me gazetaren Sonila Meço, ngjarjet kriminale që po tronditin vendin.

Jo më larg se sot u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin biznesmeni Aridan Nikulaj i cili kishte shprehur mbështetjen e tij për kandidatin e "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Lezhës. 

Muçollari tha se kjo që po bën krimi është ajo që do Edi Rama, të ndjellë panik te qytetarët në mënyrë që ata të mos dalin dhe të votojnë në 14 maj. 

"Në këtë periudhë elektorale është rritur vrullshëm fluksi i ngjarjeve kriminale me sfond politik ose jo. Policia nuk e ka mendjen të merren me krimin, por të merret me zgjedhjet, ka jnë vullnet nga ai i gjati që kërkon thjeshtë të marrë votat dhe ky është një moment i cakutar ku krimi mund të lajë edhe hesapet e veta pa u ndëshkuar sepse ia ka nevojën zotëria. Dhe po presupozojmë që s'kanë sfond të drejtpërdrejtë politik, edhe pse jam i bindur që kanë sfond politik, dhe jo vetëm kaq, por sfondi politik është përtej vrasjes, është terrori i përhapur te votuesit që të mos dalin njerëzit të votojnë. Kjo vjen si pasojë e një frike të madhe ndaj një reagimi popullor", tha Muçollari. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco