PD hap faqen 'Transparenca.com': Raportoni blerjen e votave, punësimet, tenderat për zgjedhje!

PD hap faqen 'Transparenca.com': Raportoni blerjen e votave, punësimet, tenderat për zgjedhje!

13:25, 19/04/2023
A+ Aa A-

Transparenca.com quhet platforma denoncuese e hapur nga Partia Demokratike, në mbështetje të qytetarëve shqiptarë që kanë nevojë të denoncojnë abuzimet dhe shkeljet e ligjit nga zyrtarët e shtetit në këtë fushatë elektorale.

Faqja Transparenca.com tashmë hapur në internet dhe në të jepen të gjitha sqarimet e nevojshme duke filluar që nga pyetja pse duhet të raportohet një shkelje, cilat konsiderohen manipulime zgjedhore dhe çfarë ndodh konkretisht me denoncimin që qytetari bën në PD.

Image

Për të gjitha këto hollësi kanë dalë sot në një deklaratë para medieve, deputetja Albana Vokshi, Sekretari për çështjet ligjore në PD Ivi Kaso dhe zëdhënësja e PD, Floriana Garo.

Znj. Vokshi tha “PD po e  bën për të sensibilizuar dhe trajtuar çdo shqetësim që kanë qytetarët në lidhje me aktivitetet e paligjshme qe po kryhen në fushatë nga ana e përfaqësuesve të PS. Kemi krijuar një Task Force që do të monitorojë abuzimet zgjedhore, ka koordinatorët e saj në çdo bashki, në degë të PD të cilët raportojnë çdo ditë pranë saj për çdo shkelje apo abuzim zgjedhor.

Deri më sot kanë mbërritur me qindra abuzime, të cilat do trajtohen në vijim. Ne i diskutojmë me Task Force-n dhe vendosim nëse abuzimi duhet të shkojë në një formë kallëzimi në KQZ apo SPAK. Jemi përqendruar në raportin final të misionit ODIHR dhe atyre të zgjedhjeve të 2017-2019, për të sensibilizuar qytetarët që të denoncojmë çdo shitblerje të votës, abuzime me postin dhe Buxhetin”, tha deputetja.

Transparenca.com: Raporto! Jep ndihmën tënde!

Keni nje material sensitiv per te ndare me ne? Ne ju ofrojme disa menyra anonime per te na derguar materiale.

Pse duhet të raportosh një shkelje?

Për të gjitha këto, dhe raste të tjera të pahasura më pare, e kemi ngritur këtë website. Le të shërbejë si databazë e shtrembërimit të votës, të vullnetit dhe të drejtës tuaj për të zgjedhur të lirë, këdo dëshironi dhe mendoni se ju përfaqëson më mirë dhe më drejt.

Transparenca zgjedhore

para, gjatë dhe pas fushatave elektorale në Shqipëri, ka qenë përherë një çështje e nxehtë. Por, gjatë dekadës së fundit ka patur përshkallëzim të pretendimeve dhe ashpërsim të raporteve ndërkombëtare, sa i takon standardit. Ilustrim i këtij fakti është raporti i OSBE-ODHIR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Shembuj të manipulimeve zgjedhore përfshijnë

që nga blerja e votës, përdorimi i administratës shtetërore, punësim për zgjedhje, tendera dhe punë publike që jepen për zgjedhje, përdorim i burimeve shtetërore, (që njihet në zhargon me emrin ‘asfalt elektoral) etj. Me kalimin e viteve janë intensifikuar trysnitë dhe shtuar metodat. Një prej tyre është, për shembull, ‘blerja’ e kartave të identitetit, gjë që neutralizon votën kundër dhe shton votën pro të partisë në pushtet. Një element, gjithashtu i ndeshur dhe i përshkallëzuar, është edhe intimidimi, kanosja apo përhapja e frikës dhe panikut te individë apo pjesë të elektoratit që shihen si kundërshtarë.

Çfarë ndodh me materialin që na dërgon?

Materialet që na dërgoni skanohet nga juristët tanë dhe, sipas llojit të shkeljes futet në dosjen përkatëse që do të krijojmë. Ne duam të krijojmë një databazë të shkeljeve zgjedhore, së pari sepse një votë e tjetërsuar është një krim, dhe së dyti se manipuluesit me votën tuaj duhet të mbajnë përgjegjësi. Me këtë databazë ne do t’u drejtohemi gjykatave të vendit, europiane dhe institucioneve ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco