Vasili: Për shkak të veprimeve mafioze të Rama - Veliaj, përsëri do të paguhen dhjetra milionë euro

Vasili: Për shkak të veprimeve mafioze të Rama - Veliaj, përsëri do të paguhen dhjetra milionë euro

21:24, 16/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka reaguar në rrjetin social 'Facebook' mbi padinë që ka ngritur Ylli Ndroqi ndaj qeverisë, shkaktarë për të cilën sipas tij, u bë ‘dyshja mafioze Rama-Veliaj’.

Vasili shkruan ndër të tjera, se e vetmja mënyrë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqipëtarët, është largimi i tyre nga zyrat e qeverisë.

Statusi i plotë i Vasilit:

Ylli Ndroqi padi ne arbitrazh per 130 milion euro per shkak te dyshes mafioze Rama Veliaj!!

Vetem e vetem per shkak te Edi Rames dhe Erion Veliajt, qe kerkonin te mbyllnin me çdo kusht dhe me çdo mjet gojen e Grupit mediatik ORA dhe tani shqiptaret jane ne gjyq per demin e shkaktuar prej 130 milion dollare.

Z.Ylli Ndroqi ka paditur me te drejte rrugacet, qe qeverisin vendin dhe kerkon demshperblim prej 130 milion euro per mbylljen policore dhe antiligjore te Tv Ora.

Per shkak te veprimeve mafioze te Dyshes Rama -Veliaj  per asgjesimin e te vertetave qe TV ORA dhe Ora Neës thoshin, perseri do te paguhen dhjetra milion euro.

Pas Becchettit ne vend qe te ndaleshin, keta mafioze vazhduan dhe vetem brenda dhjete ditesh padia Z.Ylli Ndroqit ne arbitrazh eshte e treta pas edhe dy bisneseve te tjera si firma gjermane e Portit te Durresit si dhe kompanise Austriake Ivikom holding per Tec ne Korce.

Largimi i ketyre gangstereve nga zyrat e qeverise eshte i vetmi shpetim per Shqiperine dhe Shqiptaret.

P.S Ne foto njoftimi i Avokatures se Shtetit per avokat per perfaqesimin ne kete gjyq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco