VIDEO/ Rama ofendon kavajasit, Berisha: Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta

VIDEO/ Rama ofendon kavajasit, Berisha: Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta

21:08, 16/04/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në facebook videon e kreut të qeverisë Edi Rama kur në një takim në Kavajë ai ka fyer banorët e kësaj zone.

Ai iu drejtua kavajasve me pyetje perverse dhe në kontekst seksual, të tipit: "Pse e doni gjithmonë mbrapsht"?

"Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç'e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s'e kuptoj?", iu drejtua Rama, kavajasve.

Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.

Postimi i plotë:

Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.

Kësaj i thonë fushatë?!

Dëgjojeni sipas dëshirës! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco