SYRI TV - Durrës/ Igli Cara dhe Albert Mëlyshi takim me mirditorët e ‘Durrësit ri’ dhe Spitallës

20:19, 16/04/2023
A+ Aa A-

Një takim ndryshe ka qenë ai i zhvilluar në “Durrësin e ri” nga kandidati I Partisë Demokratike Igli Cara me përfaqësues të komunitetit mirditor në qytetin bregdetar, pasi në këtë tubim entuziast  ishte I pranishëm edhe Kandidati demokrat për Bashkinë Mirditë Albert Mëlyshi. Dy kandidatët u zotuan se pas 14 majit pushteti vendor rikthehet në duart e qytetareve dhe se në qendër të investimeve do jetën njerëzit e jo fasadat.

Syri tv

Rikthimi i pushtetit lokal në duart e qytetarëve dhe investime që kanë në fokus njerëzit dhe jo fasadën. Kjo ka qenë kryefjalë e takimit të zhvilluar nga Kandidati për Bashkinë e Durrësit Igli Cara më një përfaqësi të komunitetit mirditor në Durrësin e ri.

Pjesë e takimit entuziast u bë edhe vetë kandidati për Mirditën  Albert Mëlyshi, i cili ftoi mirditorët që votojnë në qytetin bregdetar të votojnë masivisht Igli Carën, ndërsa për ata mirditorë që votojnë ende në vendlindje.

Melyshi i ftoj që në 14 maj të bëhen pjesë e ndryshimit duket votuar për opozitën. Sipas Mëlyshit krahina e Mirditës ka qenë e diskriminuar në investime e pasojë sot po përballet me shpopullim masiv, ndaj sipas tij qytetarët duhet të reagojnë me votë.  

Ndërkohë kandidati për Bashkinë Durrës Igli Cara vlerësoi rolin e komunitetit mirditor në Durrës dhe arritjet e tij, teksa u shpreh se ne 14 maj shqiptarët do shpëtojnë me vote pluralizmin. Cara u shpreh Bashkia do ketë vëmendje të shtuar sa i përket investimeve në zonat e reja të banimit të krijuara pas viteve 2000.

Në Durrës dhe rrethina jeton një komunitet prej 15 mijë banoresh, të cilët kanë ardhur dy dekadat e fundit nga Mirdita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco