Vizioni e Ardit Cikulit shpresë për Sarandën

Vizioni e Ardit Cikulit shpresë për Sarandën

19:03, 16/04/2023
A+ Aa A-

Nga Ndriçim Kulla/

Ndërsa fushata për zgjedhjet vendore te 14 majit ka shënuar fillimin e saj të zgjarrtë dhe fokusi kryesor është përqendruar me të drejt tek trekëndëshi Tiranë – Durrës – Elbasan, po shpërthen dhe një fenomen i ri, ku kandidatët e primareve po e faktorizojnë vet veten e tyre dhe bashkitë e tyre mesatare ose të vogëla me përkushtimin,vizionin ,energjinë dhe freskinë që po shfaqin.

Me të vërtetë po duket se disa prej tyre po sjellin të renë e vërtetë . Njëri prej tyre është Ardit Cikuli kandidati i primareve në bashkinë e Sarandës.

Nuk e njoh personalisht nga afër, megjithëse origjinën e familjes e ka pikërisht nga një zonë që përfshin edhe fshatin tim të lindjes, e cila i përket me të gjitha cilësitë Labërisë së Vlorës dhe Gjirokastrës.

Integrimi i familjeve të ardhura nga krahinat përreth saj apo nga treva të tjera të vendit e ka bërë Sarandën një mozaik kulturor ,veçanti e dukshme kjo, që ia shton vlerat turizmit. Për Arditin me çfarë kam dëgjuar më së shumti flasin mirë ,përveçse ndonjë ciniku apo qejfmbeturi në përballje dhe që natyrisht, që kjo kur nuk tejkalohet është normale në jetën njerëzore.

Mbas një karriere të shkurtër profesionale në shërbimin bankar , si drejtues, ai e ndjeu se shërbimi në interes publik do ishte detyra më e duhur, që mund të bënte në jetë .Puna dhe formimi i tij profesional është një rast unikal për ta bërë kryebashkiakun i një qyteti që duket të ketë një administrim të mirë.

Atë nuk e përzgjodhi ndonjë grup interesi apo diçka tjetër për ta nxjerrë në krye të bashkisë Sarandë në shërbim të realizimit të interesave të tyre. Përkundrazi kjo nxitje buroi nga idetë dhe mentaliteti i tij i ri për të korrigjuar shumë punë të bëra keq në qytetin i bukur ku ai jeton edhe vet dhe sigurisht, që fenomeni demokratik i primareve ia dha këtë shans, ndryshe nga rivali i tij që konkurron për partinë socialiste ku një klan duket se e nxori nga xhepi.

Jo rastësisht ai shpalli kandidaturën për të konkurruar për kryetar bashkie në primare dhe fitoi bindshëm.

Është shumë inkurajuese për të ardhmen e vendit që shumë djem dhe vajza të rinj që janë arsimuar në perëndim mbas një karriere mbresëlënëse në profesionet e tyre u ofruan vet për të marrur përgjegjësi publike në shërbim të komunitetit.

Këta janë antiteza e atyre që çdo gjë ka shkuar keq në pushtetin lokal ,që nga përzgjedhja pa kritere dhe deri tek korrupsioni dhe keq administrimi.

Vjet në fillim të sezonit turistik bëra një udhëtim në Sarandë me dëshirën për tu takuar me vëllain tim, por edhe për të shijuar sadopak rrugën e re Kardhiq –Delvinë për të cilën vetëm sa kisha ëndrra në kohën e rinisë time. Pëlhura e Penelopës që mu duk se kishte veshur si lajmëtare Mirela Kumbaro, ministria e turizmit më dha shpresë, se do përshkruaja një rrugë të bukur, ndonëse është ndërtuar me një kosto të kripur. Por kur pashë dredhat e përdredhat e rrezikshme dhe tunelin e ndërtuar pa vend në kësulë të Qafës së Skërficës, seç më solli ndërmend diçka të hidhur pëlhura e Penelopës së Kumbaros ,së bashku me grupin e nderuar të lebërve të mi, që u keqpërdorën për të kënduar për këtë rrugë të ndërtuar pa cilësi,ndërsa udhëtimi mu kthye në një emocion të kundërt.

Arditi për fat është një figurë përbashkuese në në Sarandë që ndjehet mirë me të gjithë ; me bregasit, lebërit, çemërit, grekërit etnik që banojnë në Sarandë, por edhe me të tjerë.

E kam ndjekur me vëmendje vizionin e tij për Sarandën edhe për shkak të raportit që unë kam me këtë qytet të dashur dhe më është dukur shpresëdhënës.

Saranda është një zonë turistike e rangut të parë , ku sarandjotet turizmin e kanë ekonominë kryesore për të jetuar. Ai ka modelin më krijues më të ballafaquar me modelet e tjera të korrigjuara që i përshtaten karakteristikave natyrore të këtij qyteti. Modeli i turizmit të ndonjë destinacioni ishullor turistik në Greqi plot zhurmë ,drogë, tallava dhe anarki ku nuk ishe i lire të futje këmbët as në buzën e ujit të detit, që pushtoi Sarandën për 10 vjet me radhë, duhet zëvendësuar domosdoshmërisht me një turizëm të qetë ,elitar, rregullsi dhe qetësi, siç janë dhe vet këta njerëz dhe kjo natyrë e bukur

Unë kam lindur dhe jam rritur në rrethin e Sarandës para se të merrja rrugën e kurbetit brenda vendit tim dhe ti nënshtrohesha fatit tim për tu future 400 m nën tok në skëterrën e minierës së Valiasit, ndonëse duhej të kisha qenë në universitet.

Drita , dielli , mrekullia e gjireve të detit të saj,bukuria dhe ashpërsia bashkë, ndjej se i kanë injektuar diçka të fortë vullnetin e shpirtit tim të krijimit .

Në fillimin e proceseve transformuese të Shqipërisë mbas vendosjes së pluralizmit, kisha shpresë , madje e quaja të natyrshme , si shumë të tjerë, se Saranda qyteti i dashur i të gjithë jugorëve do vazhdonte zgjatimin dhe rritjen e saj brenda bukurisë që e kishte krijuar në mënyrë të magjishme nëna natyrë.

Por sot, kaosi dhe barbaria e ndërtimeve,që është e pa mundur që të tjetërsohet më, por së paku të frenohet dhe të ndërtohet infrastruktura e duhur rrugore. Të gjendet masa e nevojshme për t’iu përshtatur gjendjes së krijuar dhe njerëzve t’iu krijohen kushtet normale me ujë të pijshëm,pastërti,gjelbërim dhe lëvizje.

Të shkruash për një zonë të caktuar të Shqipërisë siç është Saranda, për shumë njerëz të saj ndoshta është një orvatje e vështirë. Kjo mund të bëhet më e vështirë ,ose e pa mundur sidomos për ata që për shkak të lidhjeve dhe përgjegjësisë që kanë patur këto 12 vite me radhë nuk kanë bërë asgjë, ose së paku më shumë se çfarë duhej të bënin, kur mundësitë u janë dhënë me okë siç thotë edhe populli . Apo pse gjatë kohës kur duhet ti shërbenin dhe ta ndihmonin këtë zonë nuk bënë aq sa mundeshin dhe as sa premtuan. Prandaj ata sot normalisht duhet ta kenë të vështirë të dalin e ti shohin në sy banoret për tu premtuar diçka. Asnjëra nga këto situata, nuk mund ti përshtatet rastit të kandidatit për kryebashkiak të opozitës sot në Sarandë në këto zgjedhje , i cili është i privilegjuar dhe krenar, që po i përgjigjet thirrjes së tij të brendshme të përgjegjësisë dhe respektit, për ti shërbyer ndryshimit të shumëpritur që mirëpret çdo banor i saj i mbërthyer tashmë prej kohësh nga një gjendje e rëndë dhe e vështirë.

- Po shëtitorja është e bukur! Po gjithë ato investime që ka thithur Saranda gjithë këto vite, do të mund të më kundërpërgjigjej menjëherë dikush. Është këndshëm të shëtisësh nëpër shëtitoren e dikurshme të zgjeruar të Sarandës. Dhe vërtet ,shëtitorja është e bukur. Por është një. Problemi qëndron gjetkë. Saranda përveç “zgjimit” të bukurisë që është e natyrshme, sepse është nga gjiret më të bukura të Jonit ka nevojë, që përveç fotografisë” së” fiksuar” rilindëse ka nevojë edhe për investime reale që zgjerojnë punësimin,rritin sigurinë,luftojnë drogën dhe kriminalitetin,rritin vëmendjen për kujdesin social et, et ..Të gjitha këto investime bëhen me taksat dhe detyrimet që paguajmë qytetarët shqiptarë

Elasticiteti i taksave dhe paketa e inçentivave ekonomikë është një udhë e madhe ku mund të lindin e të konkretizohen projekte të shumëllojshme për të rritur pikërisht ekonominë shtëpiake të këtyre banorëve. Është një rrugë e pa shkelur deri më sot ndaj hap perspektiva të qarta zhvillimi. Së fundi, një tjetër mundësi ndryshimi mund të hapet duke e përshtatur këtë paketë taksash dhe mbështetjesh me burimet specifike të zonës.

Është edhe kjo vëmendje e proporcionuar, me sy zhvillimi të llojit të “big picture” ajo që mund të përbëjë një tjetër burim të rëndësishëm ndryshimi për gjithë këtë zonë. Por ajo që është kryesorja, ajo që dhemb e që do patjetër një rregullim urgjent, është ajo çfarë duhet bërë për t’iu përgjigjur pyetjes së shumicës së qytetarëve: Të gjitha këto investime, si munden vallë të ndikojnë në ekonominë tonë shtëpiake? Ky është problemi i madh që nuk ka e zgjidhur kjo bashki deri tashti. Shumica e familjeve ende lëngojnë nga pasojat e varfërisë së përhershme, shumica e çifteve të reja s’kanë mundësi shkollimi dhe banimi dhe ikin, shumica e bizneseve, të çdo lloji qofshin, te mesëm apo të vetë-punësuar nuk ndjejnë asnjë lloj ndihme dhe mbështetje. Rilindja e ekonomisë shtëpiake nëpërmjet shumë propozimeve dhe paketave stimuluese për taksën e sheshtë dhe uljen e shumë llojeve të tjera të taksave që jep programi ekonomik i Partisë Demokratike, është pikënisja e atij ndryshimi të madh që pret kjo zonë, pasi të gjitha këto iniciativa mund të madhohen dhe zhvillohen bazuar në potencialet e mëdha që kanë Saranda dhe fshatra e bukura të bregut nga veriu dhe jugu i saj që i rrinë si kuror. Arditi është i ri dhe po lufton që ta fitoj këtë betejë, por ai duhet të ketë pa tjetër edhe besimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve për ta realizuar këtë sfidë. Si intelektual i bëj thirrje dashamirëse Skender Muços me aq sa e njohë të mos mbështes misionin e vrasësve me pagesë Alibeaj me shokë , por dhe dikujt tjetër që mund të jetë ndjerë qejfmbetur diku në ndonjë rast , që të mbështesin Arditin ta fitoj mandatin dhe ti hapet rruga projektit të tij të ndryshimit të Sarandës.

Saranda ka nevojë për një Rilindje të madhe dhe të vërtetë,dhe jo një anarki të gënjeshtërt si deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco