Vasili: Dita e djeshme ishte e jashtëzakonshme, ja pse ngjalli entuziazëm hyrja e Këlliçit

17:42, 16/04/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, i ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi hapjen e fushatës një ditë më parë, nga Partia Demokratike.

Teksa e quajti një ditë të jashtëzakonshme dhe të madhe për shqiptarët, Vasili u shpreh se hyrja e Këlliçit ngjalli një entuziazëm të madh për faktin se ai u fut në stadium me një shpresë për zgjidhje.

Dita e djeshme ishte një ditë e jashtëzakonshme në shumë pikëpamje, dhe jo vetëm për demokracinë shqiptare, pasi ishte një ditë e madhe e demokracisë dhe kjo është kryesorja, sepse për fat të keq ne jemi rikthyer sërish në dilemën e madhe të mbrojmë demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, dhe gjithçka dje ishte një mobilizim mbarë popullor për të mbrojtur pikërisht pluralizmin dhe demokracinë. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, pasi pa këto vlera fondamentale s'mund të bëjmë përpara as Shqipëria as interesi i çdo shqiptari në mënyrë individuale. Së dyti pamë një demonstrim të jashtëzakonshëm, padiskutim, masiviteti i jashtëzakonshëm, pjesëmarrje e jashtëzakonshme, këto besoj tashmë janë një dimension i konsoliduar i përfaqësimit masiv të opozitës së konsoliduar dhe mirëkulturuar qoftë në pikëpamje politike dhe qoftë si opozitë. Por e veçanta mbi gjithçka ishte se shqiptarët panë një seriozitet maksimal në raport me qytetarët.

Hyrja e Belind Këlliçit ishte e jashtëzakonshme  dhe ngjalli entuziazëm për një arsye themelore, sepse kandidati i shkëlqyer Belind Këlliçi, është një kandidat që e ka mbyllur garën e tij në raport me hiç-kandidatin Erion Veliaj, por risia e jashtëzkonshme qëndron se Këlliçi hyn me alternativë, pra hyrja nuk ishte thjeshtë dhe vetëm metafora, një autobus shprese por shpresë për zgjidhje . Pra Këlliçi hodhi hapin e re në atë arenë përballë shqiptarëve me zgjidhje në dosjen e tij, një zgjidhje madhore, e mrekullueshme e transportit falas , dhe absolutisht e realizueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco