Meta publikon pamjet nga çelja e fushatës: Arena e lirisë, aty ku gjëmoi mesazhi i fitores

Meta publikon pamjet nga çelja e fushatës: Arena e lirisë, aty ku gjëmoi mesazhi i fitores

17:33, 16/04/2023
A+ Aa A-

Kreu i PL-së Ilir Meta ka publikuar sot disa pamje gjatë çeljes së fushatës zgjedhore të koalicionit "Bashkë Fitojmë" në stadiumin Air Albania.

Mbeshtetës të opozitës u mblodhën dje për të çelur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 14 majit, sëbashku me 61 kandidatët e Bashkive.

Në sy ra paraqitja e kandidatit të Tiranës Belind Këlliçi që zgjodhi të hynte në stadium me një autobus, pas premtimit për transport publik falas.

"Arena e Lirisë, aty ku gjëmoi mesazhi i fitores së pandalshme të 14 majit" shkroi Meta krahas videos.

Pamjet video

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco