Ka vetëm një zgjedhje,Kryetarë të vertetë bashkie, përballë kepucelëpirsve të Ramës!

Ka vetëm një zgjedhje,Kryetarë të vertetë bashkie, përballë kepucelëpirsve të Ramës!

15:24, 16/04/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Ka vetëm një zgjedhje, Kryetare të vërtetë bashkie, përballë këpucëlëpirësve të Ramës ka vetëm një zgjedhje!

Në 14 maj ka vetëm një zgjedhje, ka vetëm një alternative, ka vetëm një program, ka vetëm një votim, që janë Kryetaret e ardhshëm të ‘Bashkë Fitojmë’.

Përballë kandidatëve dinjitoze të opozitës, të zgjedhur nga qytetarët përmes Primareve, janë ca drejtorë servile, puthadorë dhe këpucëlëpirës të Ramës.

Zgjedhja është një e vetme, e qartë dhe shumë e thjeshtë!

Do votohet Belind Këlliçi dhe jo hajduti i inceneratorëve dhe hipokriti i pështirë Veliaj, që fshihet pas brekusheve të Ramës.

Do votohet Igli Cara dhe jo Sako, që shkatërroi me urdhër të Ramës qytetin, Portin, bregdetin por edhe pasuritë mijëra vjeçare të Durrësit.

Do votohet Luçiano Boçi dhe jo Llatja që me vendimet e Edi Ramës grabiti Elbasanin me inceneratorë që s'punojnë dhe plehra që digjen.

Do votohet Bardh Spahia dhe jo Beci i Ramës se korrupsionit ngado që ka vajtur në energji e FSHZH.

Këpucëlëpirësit, që falimentuan Bashkitë e qytetarëve, Rama i kandidoi 75% të tyre se 25% të tjerë i ka ose në burg, ose të larguar për korrupsion ose për rekorde kriminale dhe me nga dhjetë emra secili.

Këpucëlëpirësit dhe Rama nuk ndahen dot se kanë grabitur bashkë dhe janë bashkëfajtore dhe bashkëpërgjegjës për grabitjen e qindra milion euro me tendera, për falimentimin e ujësjellësave dhe për mijëra patronazhistë parazitë, që kanë mbushur bashkitë.

Këpucëlëpirësit e Ramës do të flaken nga Bashkitë, që me urdhër të Ramës, si vegla qorre të tij, i plaçkitën pa mëshirë, që vodhën dhe i varfëruan qytetarët pa kursyer as vjedhjen për tërmetin, pandeminë dhe inceneratorët.

Ka pra vetëm e vetëm një zgjedhje.

Zgjedhja është vetëm ‘Bashkë Fitojmë’.

Të shpëtojmë qytetet tona nga pandemia rilindase e këpucëlëpirësve të Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco