VIDEO-SYRI TV/ Mashtrimi me fushatën modeste, Tirana 'pushtohet' nga fytyra e Edi Ramës

15:05, 16/04/2023
A+ Aa A-

Një ditë pas çeljes zyrtare të fushatës elektorale, Kryeministri Edi Rama ka treguar se premtimet e tij, për të mos vendosur postera dhe banera elektoralë, kanë qenë një mashtrim. Në Çdo rrugë të kryeqytetit janë vendosur banera me foton e kryeministrit dhe dy kundërshtarëve politikë, pavarësisht se Edi Rama deklaroi se kjo fushatë do fokusohej te mbjelja e pemëve dhe jo te nxitja e urrejtes ndaj kundërshtarëve politikë.

Nga SYRI TV

Premtimet e Kryeministrit Rama se fushata e tij do ishte modeste,fondet do të shkonin për mbjelljen e pemëve dhe jo për postera elektoralë kane rezultuar mashtrim. Shefi i qeverise serish ka rënë pre e fjalëve të tij, duke bërë si gjithmonë, të kundërtën e premtimeve apo zotimeve që jep.

Në nisje të fushatës zgjedhore, Rama porositi, të gjitha kandidatët për kryebashkiakë, të mos ndotin qytetet me postera, por vetë, e ka mbushur kryeqytetin, me banerat e tij, nën sloganin e kësaj fushate: Kurrë mbrapa, vetëm përpara. Tirana u zgjua këtë të diel, me posterat e Kryeministrit Edi Rama, në billborde dhe në të gjitha stacionet e autobusëve, me foton e kryeministrit i cili ashtu si në vitit 2021, fushatën zgjedhore po e bën duke përdorur fotografi të kampit kundërshtar.

Kështu, në gjithë Tiranën, janë vendosur posterat elektorale, me foton e kryeministrit Rama dhe dy kundërshtarëve te tij polikë, kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe kreu I partisë së Lirisë Ilir Meta.

Si në çdo fushatë elektorale, Rama edhe këtë pranverë zgjedhjesh, e ka bazuar gjithë fushatën e tij, jo mbi arritjet e qeverisë së tij, apo premtimet, por tek sulmi ndaj kundërshtarëve politikë. Kryeministri i cili ishte zotuar se përgjatë fushate, do të mbillte vetëm pemë, ka mbjellë kudo nëpër qytetet posterat e tij dhe nxitjen e gjuhës se urrejtjes ndaj kundërshtarëve.

Po kështu bie ne sy fakti se Edi Rama po e personalizon fushatën për të mbuluar cilësinë e dobët të kandidatëve të tij, pjesa dërrmuese e të cilëve rikandidojnë dhe janë subjekte hetimi nga SPAK, ndryshe nga kandidatët e kampit opozitar të cilët dolën nga procesi i primareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco