'Ky mashtrues! E shet për të re, shkollën ‘Kosova' të inaguruar në 2018-ën!'

'Ky mashtrues! E shet për të re, shkollën ‘Kosova' të inaguruar në 2018-ën!'

09:56, 15/04/2023
A+ Aa A-

Petrit Vasili, deputeti i PL, s’e ka përmbajtur dot zemërimin ndaj një grushti tjetër me hi që kryebashkiaku socialist Erion Veliaj u përpoq t’ia hedhë syve të qytetarëve dje në Fb, shitjen për të disatën herë si të re të shkollës “Kosova” në Tiranë që e inauguroi ën vitin 2018 dhe e tundi dhe shkundi si flamur për muaj me radhë. Ndërkohë, nga viti 2023, nuk ka asnjë investim për t’u shënuar.

“Veliaj s'di ku ka kokën dhe shet për shkolla të reja ato të bëra që ne 2018-ën! – reagoi Vasili në Fb. - Veliaj, si mashtrues i rëndomtë që është poston dje në Fb, pikërisht më datë 14 prill 2023, rindërtimin e shkollës “Kosova” në Tiranë.

Shkolla “Kosova” është inauguruar po nga ky Veliaj që më 17 shtator 2018, në kohën e mandatit të parë të tij.

Po ky ka të drejtë, që gënjen se në këtë mandatin e dytë vetëm inceneratorin imagjinar, që vodhi qindra milionë euro ka inauguruar dhe asnjë gjë tjeter. Mos harroni, sa herë të shfaqet ky Veliaj, dijeni se vetëm mashtron sepse nuk di asnjë punë tjetër," theksoi Petrit Vasili në përfundim dhe solli faktet.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco