Shehu: Përsëri sot në atë stadium, këtë herë për të fituar më 14 maj!

Shehu: Përsëri sot në atë stadium, këtë herë për të fituar më 14 maj!

09:36, 15/04/2023
A+ Aa A-

Tritan Shehu, deputeti i PD, i ka ftuar sot qytetarët shqiptarë të mblidhen sërish në stadiumin “Air Albania” këtë herë për një moment tjetër kulminant të Partisë Demokratike: jo për t’u ringritur, siç shprehet, por për të fituar më 14 maj!

“Përsëri sot në atë stadium!-  shkruan Shehu në Fb duke përkujtuar Kuvendin e madh të PD që u mbajt më 11 dhjetor 2021 në arenën kombëtare -  Këtë herë jo thjesht për t’u ringritur, por për të fituar më 14 maj! Të gjithë së bashku në mesditë! Numërimi “mbrapsht” ka filluar tashmë.  Kudo, që nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, Tirana, Durrësi, Elbasani, Lushnja, Kukësi, Shkodra… Në të gjithë Shqipërinë!” nënvizon Shehu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco