Erion Veliaj në panik - 'kërcënon' Bejkon të mos tërhiqet nga gara

Erion Veliaj në panik - 'kërcënon' Bejkon të mos tërhiqet nga gara

18:45, 14/04/2023
A+ Aa A-

Që Erion Veliaj nuk është i sigurtë te fitorja në Tiranë, këtë e dinë të gjithë mbështetësit e tij. Të gjithë ata që punojnë në vijën e parë të frontit për fitoren e Veliajt, pasi kanë interes të drejtpërdrejtë te ai. 

Të veçuar, ata që punojnë në vijën e parë për të thënë që optimizmi e entuziazmi nuk ekziston as te enturazhi i tij më i afërt. 

Socialistët kuptohet që nuk e duan. Kuptohet që e kanë në shteg këtë herë për shpagim. 

Shpagim? 

Po- socialistët nuk ia falin Ramës që futi në burg Saimir Tahirin për të pastruar rrugën për beniaminin e tij e të fondacionit. 

Kjo pasiguri e madhe bëri që të fusin edhe një kandidat nga vula, me shpresë se po kompensojnë pak. 

Që e kanë futur këta nuk ka pikë dyshimi.

Kjo kuptohet lehtë nga qëndrimi i Veliajt sot në një Tv. Ka folur për Rolandin. 

Gjithë kohën ka sharë Belind Këlliçin dhe në fund ka bërë sikur ka rival Land Bejkon.

Pa e pyetur kush, Erioni ka këmbëngulur që Landi është i djathtë i thekur. Hahah 

Pa e pyetur kush Erioni ka këmbëngulur se Landi nuk tërhiqet nga garat. 

E cituar, ka thënë: 

“Zoti Bejko është kandidat shumë i fortë. E kam filluar betejën time politike në qarkun e Gjirokastrës dhe Bejko përveçse është i djathtë mirëfilltazi në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vërtet i fortë, di të organizohet, nuk është dikush që mund të intimidohet, po t'i thotë dikush bëj kështu, tërhiqu nga kjo”.

Pra, kjo që ka thënë Erioni tregon që e kanë futur me zor Landin në garë. 

Duke e quajtur si tip të vendosur, që nuk tërhiqet, Erioni është duke i bërë shantazh që as mos ta çojë në mendje Landi të tërhiqet. 

Këto shantazhet e tilla publike ku përdoret gjuha politike, në dukje korrekte e shkujdesur, i përdor mafia kur mesazhet që dërgon nën rrogoz kërkon t’i përforcojë e t’u japë atë seriozitetin e duhur, për ta marrë seriozisht ai të cilit ata ia adresojnë. 

Gjuha elektorale që po përdor Veliaj këto kohë është e rrezikshme. 

Pra, nëse mafia i çon mesazh dikujt privatisht dhe nuhat që ai nuk e vlerëson sa duhet, mafia e përforcon duke ia adresuar edhe publikisht mesazhin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco