Keda Kaceli: Nuk ka makineri krimi dhe parash droge që do të ndalin ndryshimin në Shqipëri

18:22, 13/04/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv me moderatoren Sonila Meço ishte e ftuar kandidatja për këshillë bashkiak Keda Kaceli.

Kaceli është shprehur se Tiranës dhe Shqipërisë i mungon njërzilliku që është themeli i një ndërtimi të një qeverisje llogaridhënëse për qytetarët.

Sot po rrëshkasim drejtë një putinizmi monist ku qeverisja ka kapur të gjitha skajet e mundshme të qeverisë nga gjykata te media. Është një moment vendimtar dhe përfshirja ime në zgjedhje tregon atë  vazhdimësinë e angazhimit tim në fushën shoqërore, politike, pranova ftesën e Belind Kelliçit për t’u përfshirë në listën e këshillit bashkiak.

Unë jam këtu për të sjellë një model dhe kontributin tim që mundet të ecim përpara, ajo skuadër që kemi në këshillin bashkiak është e përbërë nga njerëz shukmë profesional. Shqipërisë dhe qytetit i mungon njërzilliku, i mungojnë ata njerëz që mund të japin kontribute duke filluar nga vlerat njerëzore.

Po përballemi me një makineri kriminale, por mendoj se njerëzve i ka ardhur aty ku nuk mban më sado e fortë të jetë makineria e krimit dhe deformimit të votës nga mazhoranca. Sot në këshillin bashkiak kemi 61 njerëz që qytetarët nuk i njohin se kush i përfaqëson dhe  i kanë mbyllur derën për t’u zgjidhur hallet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mos u ngopshi!13/04/2023 19:43

Dakord. Ama nëse nuk fitoni, betohuni që do jepni dorëheqjen nga politika. Se kështu përralla para fushate e di mileti. Puna është pas dt14 maj. Me këto gënjeshtra kanë 32 vite që rrinë në politikë të njëjtat fytyra.

Shto koment

Denonco